Subscribe

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës Ergys Arrazi, i cili dyshohet se shkaktoi vetëvrasjen e bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Erdgys Arrazi dyshohet se çoi drejt vetëmbytjes bashkëshorten e tij Alma Arrazi 39-vjeçe. Dyshohet se disa ditë më parë Alma mori vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës së saj por jo vetëm. 39-vjeçarja mori tre fëmijët e saj 3, 8 dhe 9 vjeç dhe u hodhën në lumin Buna.

Deri tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve, teksa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 39-vjeçares.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Almës dhe fëmijëve, kështu ka pretenduar motra e Amës në polici.

Gjithashtu mendohet se Erdgysi kishte lidhje jashtëmartësore, por familjarët e tij pretendojnë se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Ata kanë thënë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij, ndërsa kanë thënë se nuk do ia falin kurrë nuses. Sakaq ata kanë pranuar se mes çiftit ka patur debate kohët e fundit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *