Detaje të reja janë zbardhur nga “shtëpia e barit” në Tepelenë.

Gazetarja e Vizion Plus Merzo Selimi bën me dije se policia kishte marrë një aksion në zonën e Kurveleshit, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia ka zbuluar 230 rrënjë kanabisi në një ambient të braktisur, në të cilën edhe ishin instaluar drita për ngrohjen e kanabisit.

Ndërkaq policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona, ku njëri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë akt ilegal.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore  shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *