Pas fundit të romancës me Angelina Jolie, marrëdhënie e cila ende e përndjek Brad Pitt për shkak të një sërë betejash ligjore që dyshja kanë patur, ky i fundit duket se ka gjetur lumturinë.

Bëhet fjalë për Ines de Ramon e cila kishte kohë që përflitej se kishte pushtuar zemrën e aktorit. Çifti nuk kishin bërë asnjë dalje publike së bashku dhe fotot e vetme të tyre së bashku vijnë nga paparacët që i ndjekin.

Në këtë video të re që është publikuar nga mediat e huaja Pitt dhe de Ramon ecin për krah njëri-tjetrit në një plazh në Santa Barbara.

Sipas revistës së njohur People, kjo video dhe fotot e tyre së bashku në plazh i përkasin 29 Prillit. 60-vjeçari dhe 31-vjeçarja shkëmbejnë disa përqafime të ngrohta gjatë shëtitjes së tyre.

Shkurtin e kaluar, një burim i afërt për People bëri të ditur se çifti po jetojnë së bashku dhe janë shumë të lumtur. Thashethemet për një lidhje të mundshme lindën në Nëntor të 2022 kur paparacët i panë së bashku në një koncert.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *