Një skemë mashtrimi e katër personave i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 53 milionë lekë. Prokuroria e Tiranës bën të ditur se skema kishte për qëllim të shmangte detyrimin që rrjedh nga faturat tatimore.

Gjykata ka vendosur arrest në burg ndaj njërit prej personave, ndërsa për tre të tjerët është caktuar detyrim paraqitje.

Hetimet kanë zbuluar se Serxho Mahmutaj ka pasur rolin kryesor në këtë skemë mashtrimi, ndërsa është ndihmuar nga tre tregtarët zenel ruzaj, Endi Stafa dhe Panajot Kristo.

Në bashkëpunim ata krijuan 3 nipte të ndryshme për të kryer importe, teksa shitja e produkteve kryhej pa faturë tatimore, duke mos deklaruar xhiron reale. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *