Subscribe

Për të dytën dite me radhë vazhdon aksioni  i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit dhe policisë për arrestimin e disa prej figurave kryesore të botës së krimit në Shqipëri.

Mësohet se në Belgjike është arrestuar Leonard Duka, i njohur si një prej armiqve  te Ervis Martinaj, një prej figurave më të rëndësishme në fushën e lojërave të fatit, i cili konsiderohet i zhdukur që nga data 8 gusht e vitit 2022.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime bëjnë me dije se Leonard Duka është arrestuar pas shkëmbimit te informacioneve mes policisë shqiptare dhe asaj belge.

Duka ka kërkuar azil në Belgjikë, por pritet që kërkesa e tij të refuzohet dhe të realizohet ekstradimi në Shqipëri.

Operacioni i nisur të premten në orën 3 të mëngjesit është shtrirë në disa qytete të Shqipërisë duke nisur nga  Tirana, Vlora, Lezha, Fushë-Kruja, Nikël, Kurbin e Shijak.

Prokurori Alfred Shehu ka lëshuar 43 urdhër arreste dhe pjesë e hetimeve është edhe drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Ne listë  ndodhen emra të njohur të botës së krimit si Leonard dhe Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Valter dhe Durim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Fatmir Hyseni si dhe ish-deputeti i PS Arben Ndoka.

Ndërkohë, në pranga ra Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca. Ai ishte lënë i lire pak dite me pare nga Gjykata e Lezhës pasi ishte arrestuar për kultivim droge.

Aksioni në Shkodër është finalizuar me kapjen e biznesmenit nga Velipoja, Mir Bruli. Bruli rezulton të jetë i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka i cili është arrestuar si pjesë e dosjes “Metamorfoza”.

Në Tiranë, kontrollet u shtrinë në zonën e Freskut në banesat e fisit Duka.

Në Larushk të Fushë-Krujës  agjentët hynë në shtëpinë e Albert Zajës, i dënuar me 19 vite burg nga Apeli i Posaçëm për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Forcat e Policisë së Shtetit, të mbështetura nga RENEA dhe FNSH zbarkuan gjithashtu në banesat e anëtarëve të fisit Avdylaj në Shijak.

Astrit Avdylaj, i njohur me nofkën Niçja, njihet si kreu i bandës së Shijakut dhe ndaj tij ka pasur akuza droge, vrasje, prostitucion.

Aksioni synon te godasë edhe figurat e policisë që kanë bashkëpunuar me krimin dhe ne kërkim është shpallur  Rigert Mitri, i cili  ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Lezhës, është firmosur urdhërarresti   për Klodian Shahinin, që ka qenë efektiv në Lezhë dhe ish-oficerin e  RENEA-s Altin Morina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *