E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në Shkodër, dëmtohet ura në Theth

Reshjet intensive të shiut dhe rritja e prurjeve të lumenjve kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Thethit dhe Malësisë së Madhe.

Në Theth, situata po shkon drejt normalizimit, por ura mbi Përroin e Shëut është dëmtuar, ndërsa aksi Theth-Ndërlysaj vijon të jetë i bllokuar nga inertet.

Problematika raportohen edhe në fshatin Preknicaj, ku uji ka vështirësuar kalimin në rrugën që lidh katër familje me aksin kryesor. Nuk ka raportime për banesa të përmbytura.

Ndërkohë, në Vau të Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme.

Reklamë

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të shmangin lëvizjet në akset e prekura dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

NJOFTIM:

Aktualisht, situata në zonën e Thethit paraqitet drejt normalizimit, ndërsa reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet të ulët deri mesatar.

Sa i përket infrastrukturës rrugore:

-Ura mbi Përroin e Shëut në Theth rezulton e dëmtuar
-Aksi rrugor Theth–Ndërlysaj vijon të jetë i bllokuar për shkak të rënies së materialeve inerte në trupin e rrugës.

Mjetet dhe ekipet e Bashkisë Shkodër ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e akseve rrugore Theth–Ndërlysaj dhe Prekal–Theth, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së lëvizjes.

U bëjmë apel banorëve dhe të gjithë përdoruesve të këtyre akseve të shmangin lëvizjet dhe të udhëtojnë vetëm në raste emergjente, duke respektuar udhëzimet e strukturave përgjegjëse në terren.

Bashkia Malësi e Madhe
Në fshatin Preknicaj, Nj.A Shkrel, si pasojë e rritjes së prurjeve të lumit, është konstatuar prani e ujit në rrugën që lidh katër familje me aksin kryesor, duke vështirësuar kalimin.
Nuk raportohet prani e ujit në banesa.

Në Bashkitë Vau i Dejës, Pukë dhe Fushë-Arrëz situata paraqitet e qëndrueshme, pa problematika apo emergjenca të raportuara.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, së bashku me strukturat përgjegjëse të mbrojtjes civile, është në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast emergjence.

U bëjmë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.
Për çdo problematikë, kontaktoni Emergjencat Civile dhe ndiqni njoftimet zyrtare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.