“Armiku i armikut tim është aleati im”, Berisha: Bashkëpunojmë për të rrëzuar Ramën

Kryedemorkati Sali Berisha i ishte i pranishëm pasditen e kësaj të premteje në Kukës në kuadër të “Ripërtëritjes”.
Gjatë fjalës së tij Berisha ftoi partitë e reja dhe shqiptarët që të bashkëpunojnë për rrëzimin e Edi Ramës.
“Por ka një parim të lashtë sa luftërat, sa betejat. Armiku i armikut tim, është aleati im. Dhe ne haptas me guxim ja u thamë të gjithë demokratëve dhe shqiptarëve. Çfarë bëmë ne me këtë, çfarë thamë ne me këtë? Ne thamë me këtë, dakord, ti je armiku ynë. Ti nuk do të na shohësh mbi faqen e dheut, por në qoftë se ti konsideron Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij kombi, hajde të bashkëpunojmë, ta rrëzojmë dhe prapë armiq mbetemi. Të votojnë të lirë qytetarët shqiptarë dhe secili në rrugën e vet. A ishte i drejtë ky qëndrim? Ishte shumë i drejtë. Dhe ky është qëndrimi i njerëzve të qytetëruar që vënë të parin, para flamurit të partisë, flamurin e kombit. Para partisë, vënë Shqipërinë”, tha Berisha.




