E premte, 13 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zbardhet propozimi i PD për Reformën Zgjedhore

Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka hartuar një pëketë ndërhyrjesh ligjore për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe për të realizuar ndarjen e partisë nga shteti.

Bylykbashi propozon një regjim të ashpër që Shqipëria ta zbatojë për 10 vjet si mekanizëm për të ndaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore.

Sipas Bylykbashit nëse një kandidat për kryetar bashkie apo për deputet përdor burimet e shtetit në fushatë elektorale ai duhet të humbasë mandatin.

 NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË  ZGJEDHJE

Reklamë

Partia konkurron me burimet e partisë. Shteti qeveris me burimet e shtetit.

  • Administrata: neutraliteti i punonjësve
  • Pushteti normativ, fiskal dhe social.
  •  Buxheti, prokurimet, investimet dhe pasuria.
  • Aktet administrative dhe shërbimet.
  • Kontrolli dhe shtrëngimi: përdorimi selektiv i inspektimeve, policisë.
  • Të dhënat: ndalimi i përdorimit të regjistrave shtetërorë për profilizim.
  • Funksioni e aktivitetet zyrtare: inaugurimet, inspektimet promovuese
  • Komunikimi e media: propaganda e prodhuar nga shteti, materialet e gatshme.

NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË  ZGJEDHJE

     Periudhat e ndalimit

  • Ndalimet e përhershme të presionit, kushtëzimit, patronazhimit.
  • Nga dekretimi,  kufizimi i akteve e aktiviteteve.
  • Afatet e veçanta të parashikuara për kategori të caktuara.
  • Masat  pas votimit për të parandaluar shpërblimin dhe raprezaljen.

    NDARJA E SHTETIT NGA PARTIA NË  ZGJEDHJE

            Sanksionet

    • Gjoba.
    • Pavlefshmëria e zgjedhjeve
    • Skualifikimi i kandidatit e mbarimi i mandatit.

      DOKUMENTI I PLOTË

      Vazhdo të lexosh

      Reklamë

      Lini një koment

      Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
      Nuk publikohet kurrë.