E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kontroll në burgun e Shkodrës, gjendet një celular

Një aparat celular është konstatuar në ambientet e përbashkëta të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, gjatë një kontrolli për sende të ndaluara të ushtruar këtë të premte, më 13 nëntor.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), kontrolli u krye në bashkëpunim me grupin e sigurisë së këtij institucioni.

Agjencia bën me dije se po kryen veprimet e para procedurale, ndërsa materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

NJOFTIMI:

Reklamë

 Sot në datën 13.11.2026, në IEVP Shkodër është ushtruar kontroll për sende të ndaluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së kësaj IEVP-je, nga ku është konstatuar në ambientet e përbashkëta një aparat celular iphone.

Nga AMSEVP po kryhen veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave do dërgohen materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, e parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal.

AMSEVP inkurajon qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së detyrës nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 044 20 40 20, ose duke dërguar email.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.