E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Policia greke ndalon shqiptarin e kërkuar ndërkombëtarisht

Në Kakavije polia greke ndaloi një shtetas shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht.

Sipas mediave greke, gjatë kontrollit të ushtruar në doganën greke të Kakavijes nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave ndërsa udhëtonte në drejtim të  Greqisë u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane.

Ai kërkohej për veprat penale të “trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope” dhe “pastrimit të parave”, të cilat, sipas legjislacionit zviceran, dënohen me një maksimum prej 20 vitesh burgim.

Pas arrestimit, shtetasi shqiptar u shoqërua në Nëndrejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Janinë, me qëllim paraqitjen e mëtejshme në Prokurorinë e Apelit të Janinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.