Flori teksa po bisedonte me Robertin tha se hyrja e tij motivoi disa nga fermerët për t’u angazhuar me punë.

Ai tha se pasi fermeri iu bashkua garës, të gjithë e dëgjojnë dhe ndjekin veprimet e tij.

Nga ana tjetër, Valeri u shpreh se arsyeja pse e dëgjojnë është se fjala e tij ka peshë.

Ndërsa Roberti tha se çelsësi është tek komunikimi dhe për sa kohë të diskutojnë problemet me njëri-tjetrin edhe punët do të zbatohen.

Pjesë nga biseda:

Flori: Ti sot me të urtë dhe me të butë arrite të ndryshosh disa gjëra këtu. Arrite të motivosh disa njerëz me shumë fines. Jo për mua dhe Valerin sepse ne të dy kemi punuar që prej ditës së parë. Pra ti nuk ke një mision?

Valeri: Por i ka peshë fjala. Kjo është më shumë.

Roberti: Dhe ajo mund të jetë, por është komunikimi.

Valeri: Këto fjalë i kemi thënë dhe unë dhe ti, por në momentin që i thotë Roberti të gjithë i shkund.

Roberti: Tani këtu ka një problem. Nuk ka njerëz të këqinj, ka probleme komunikimi. Mund të jetë një keqkuptim që mund të ketë ndodhur për një arsye, por unë do të reagoj si reagoj në shtëpinë time. Me shumë respekt. Unë nuk kam ardhur për të ofenduar dhe as për të urdhëruar. /vizionplus.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *