E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Coela” mblidhet për tre kapituj, Shqipëria hedh tjetër hap drejt Bashkimit Evropian

Shqipëria vijon të përparojë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që Negociojnë Anëtarësimin në Bashkimin Evropian i njohur si Coela u mblodh në Bruksel për të diskutuar ndër të tjera dhe propozimin e Komisionit Europian për mbylljen e 3 kapitujve të tjerë për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për kapitullin e 6-të: “E Drejta e Shoqërive Tregtare”, pra përafrimi i legjislacionit shqiptar me standardet e BE-së për krijimin, funksionimin, administrimin dhe bashkimin e shoqërive tregtare.

Një tjetër kapitull është ai 7 “Pronësia Intelektuale” qe përcakton mbrojtjen e patentave, markave tregtare, të drejtave të autorit dhe pronësisë industriale.

Ndërkohë kapitulli i fundit që cilësohet i plotësuar nga Komisioni Europian është ai 13-të “Peshkimi dhe Akuakultura”.

Reklamë

Nëse Coela jep dritën jeshile dhe i cilëson këto kapituj brenda normave të unionit, stafeta i kalon ambasadorëve të 27 vendeve anëtare, mbledhje e njohur ndryshe si Coreper, që vendos edhe mbajtjen e konferencës ndërqeveritare  për zyrtarizimin e këtij vendimi.

Aktualisht vendi ynë ka mbyllur 4 kapituj dhe me mbylljen e 3 kapitujve te tjerë shkon në 7 nga 33 kapituj qe ka në total korniza negociuese me BE.

Më herët, qeveria shqiptare ka vënë si afat përfundimtar për mbylljen e kapitujve vitin 2027, e cila ndonëse është cilësuar ambicioz nga Brukseli zyrtar, ata pranojnë se është i arritshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.