E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Babai qëllon me armë gjahu të bijën në Lushnjë, më pas vret veten

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të dielë në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.

Sot rreth orës 15:15 një 82-vjeçar i identifikuar me emrin Behar Musaku, pas një konflikti të çastit qëlloi me armë gjahu të bijën e tij 40 vjeçe, Rudina Musakun.

Blutë e Lushnjës njoftojnë se pasi i moshuari plagosi me armë të bijën, ka vrarë më pas veten.

Reklamë

40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./Vizionplus.tv/

Më shumë video

Reklamë