Subscribe

Zgjedhja e Valerit si kryefermer ka krijuar debat mes fermerëve.

Opinionisti Enkel Demi u shpreh se Valeri dështoi në këtë post të dhënë nga Agai. Opinionisti gjithashtu u shpreh se këtë javë në fermë janë përdorur fjalë që nuk duhen. Ai u tërhoqi vëmendjen duke thenë se po konkurrojnë emisionet politike.

“Valer e çmoj familjen tënde, vullnetin për të punuar, madje edhe stilin tënd të lojës, kërcimin e shumë të tjera. Por, ke dështuar totalisht si kryefermer. Kryefermer do të thotë që duhet të delegosh pushtet. Kush të ka thënë ty se kryefermeri është officer. Ke akuzuar Buçon si spiun, ndërsa ti vetë ke shkuar dhe ke bërë punë edhe pa i kërkuar. Duke i lënë të gjithë pushim, ti nuk ke bërë asgjë tjetër veçse ke përqëndruar peshën e punëvë tek vetvetja.  Ke shfrytëzuar faktin për të tërhequr përjektore, doje vemendje.

Për të gjithë ju mos përdorni më shprehje kaq të rënda si mashtrues, kone, avullohu, po  konkurroni emisionet politike, ndërkohë keni qenë komplet gjë tjetër. E kuptoj që ka momente acarimi, por ruajini njëri tjetrin se do mbaroj spektakli dhe do të rrini prape me njëri –tjetrin”, tha Enkel Demi.

Nga ana tjetër, Sonila Meço u shpreh se kjo ishte e gjitha një strategji e Valerit për lojën.

“Valer ti e dije shumë mirë që nga të gjithë do të kishe reagime. Kishe dy opsione ose të bëje kryeferrmerin të fuqishëm që ndan detyrat, por duke e ditur që në këtë moment ti do sfidohesha. Alternatyiva B ishte që t i lë të lirë, e nese ka keqkuptime buron nga vullneti i tyre i brendshëm. Zgjodhe këtë të dytën, pra e bëra me rikoshet në mënyrë të tërthotë. Komplimenta për strategjitë”, tha Sonila Meço. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *