Subscribe

Emocionet dhe lotët e Florian Agalliut pas takimit me vajzën e tij Mia kanë përlotur edhe publikun por dhe opinionistët e Ferma VIP në studio.

Opinionistja Sonila Meço u duka mjaft e prekur pas këtij takimi, pasi ajo vetëm dy javë më parë humbi babin e saj.

Sonila dha një mesazh shumë emocionues pas takimit babë e bijë, ku theksoi se Mia duhet të jetë mjaft krenare pasi ka një shembull të madh për të ndjekur, njësoj si ajo për babin e saj.

Kam dy javë që kam humbur babin, nuk dua ta bëjë dhimbjen time edhe dhimbje të të tjerëve. Do doja shumë që Mia po ashtu si unë të ketë mundësinë që  kur të rritet njerëzit ta shohin dhe të dallojnë te ajo sytë e babait. Një babai i mirë si Flori që i ngjan babait tim në shumë gjëra kanë arritur ta shohin të mirën edhe aty ku ajo nuk ka ekzistuar. Fat i madh që unë shoh djem si Flori që janë shembuj baballarësh me një jetë kaq kreative, një prind i shkëlqyer, një njeri që e shijon jetën. Jam shumë e lumtur për Mian që ka atë baba si shembull, ashtu si unë për babain tim”, u shpreh Sonila.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *