Sot 7 maj, 31-vjeçari Erdgys Arrazi, pritet të dalë para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e arrestit.

Erdgys Arrazi dyshohet se çoi drejt vetëmbytjes bashkëshorten e tij Alma Arrazi 39-vjeçe. Dyshohet se disa ditë më parë

Lexo edhe :

Related Posts

Alma mori vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës së saj por jo vetëm. 39-vjeçarja mori tre fëmijët e saj 3, 8 dhe 9 vjeç dhe u hodhën në lumin Buna.

Deri më tani janë gjetur trupat e dy të miturave Egesa 9 vjeçe dhe Gresit 8 vjeçe, ndërsa vijojnë këkrimet për trupin e Almës dhe të vogëlushit 3 vjeç.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Almës dhe fëmijëve, kështu ka pretenduar motra e Amës në polici.

Ndërsa mendohet se Erdgysi kishte lidhje jashtëmartësore. Por familjarët e Erdgysit pretendojnë të kundërtën. Ata kanë thënë se 31-vjeçari i adhuronte fëmijët e tij, ndërsa kanë thënë se nuk do ia falin kurrë nuses. Sakaq ata kanë pranuar se mes çiftin ka patur debate kohët e fundit./vizionplus.tv. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *