Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të martë grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar.

Përmes një postimi në rrjetin e tij Social Facebook, Rama bën me dije se mbledhja nis në orën 10:00, ndërkohë që më herët kërkoi që askush të mos mungonte.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama bën me dije se në mbledhje do të diskutohet për qeverisjen, ligjet, korrupsionin si edhe për nismën e re kombëtare për Shqipërinë 2030.

Mbledhja do të zhvillohet në të njëjtën orë me protestën e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sot në orën 10:00 para bashksië Tiranë do të zhvillohet protesta e pestë në saj të skandalit pas dosjes 5d me disa zyrtarë dhe drejtorë të korruptuar.

Kujtojmë se katër ditë më parë kryesocialisti Edi Rama mbajti në një mbledhje 12 drejtuesit politik të qarqeve, ku u diskutua për turin e  takimeve me socialistët në diasporë, zgjerimin e  partisë me anëtarë të rinj dhe zgjedhjen e delegatëve të rinj të kongresit.

Mbledhja i paraprin gjithashtu zgjedhjeve në të gjitha strukturat socialiste në 10 dhe 11 maj, dhe turit në diasporë të kryeministrit duke e nisur me Athinën më 12 maj.

Para se Edi Rama të takohet me shqiptarët socialistë që jetojnë në Greqi e më pas në Itali, Britani e Madhe, Gjermani, anëtarët socialistë në të gjithë vendin do të thirren në votim për të zgjedhur delegatët e rinj të PS.

Deri në qershorin e kongresit por edhe me themelimin e partisë, nga drejtuesit politik është kërkuar që anëtarësia të rritet në total me 50 mijë.. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *