Subscribe

Sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe Kabinetin Qeveritar. Në nisje të mbledhjes kryeministri mbajti fjalën hyrëse.

Teksa  listoi arritjet e qeverisë në dekadën e fundit, kryeministri Rama  theksoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin dhe se është e pavarur.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i qeverisë në fjalën e tij bëri një krahasim mes qeverisjes se PS dhe asaj të PD-së. Rama tha se para se të vinte në pushtet PS-, imazhi i Shqipërisë ishte “mos o Zot”, ndërsa tha se dallimi mes qeverisjes së djathtë dhe të majtë është i dukshëm si nata me ditën.

Edi Rama: Prokuroritë dhe Gjykatata ishin pazare të gjëse së gjallë. Prokurorët me integritete jetonin nën zullumin e baltës…Për drejtësinë vrasjet shtetërore ishin gabimet teknike dhe faje periferike të shërbëtorëve të nënshtruar të pushtetit politik.Imazhi Shqipërisë ishte mos o zot, edhe kur flitej për turizëm shkaku ishte sa shumë plehra kishte Shqipëria…vizitat e zyrtarëve në Shqipëri kishin ndaluar prej vitesh, europianët kishin besim zero për drjetësinë në Shqipëri. Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë..

Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi. PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Pa forcën udhëheqëse dhe guximin e PS sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia. Shqipëria nuk do kishte shans të shihte rrezimin e kulturës se pandëshkueshmërisë. Ne jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundimshme me korrupsionin….Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik.

/vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *