Subscribe

Ministra dhe deputetë të PS-se janë mbledhur sot në organizim të paralajmëruar pak ditë më parë nga Kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë e nisi fjalën e tij duke bërë një përshkrim të gjendjes së si sipas tij e gjetën vendin në vitin 2012. Rama u shpreh se rendi ishte përtokë, korrupsioni në maksimum, ndërkohë që qytetarët nuk merrnin shërbimet e nevojshme.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama u tregua i prerë ndaj korrupsionit duke theksuar se kush ka abuzuar me taksat e shqiptarëve duhet të përgjigjet para ligjit duke theksuar se nuk do të mbrojë askënd.

Lexoni më poshtë, të gjitha zhvillimet nga mbledhja:

12:02- Rama mesazh për opozitën: Të punojmë bashkë për integrimin europian

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për opozitën gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar.

Rama u bëri thirrje kundërshtarëve të tij politikanë që të bëhen bashkë për krijimin e një shteti europian në Shqipëri dhe tha se në këtë rrugë qëllimi është i përbashkët.

“Thirrja ime sot për të gjithë ata që janë kundër nesh është shumë e thjeshtë. Ne nuk ju ndryshojmë dot, ndaj luftën politike vazhdojeni si ta mendoni ju, por le ta krijojmë një hapësirë jashtë territorit të kësaj lufte, një vend pune të përbashkët me aletët tanë strategjikë, institucionet e pavarura, shoqërinë civile, për të adresuar jo dallimet tona politike, por procesin e mëtejshëm të shtetbërjes europiane të Shqipërisë, duke identifikuar hapa që duhen ndërmarrë. Ju thoni që e keni shumë seriozisht që doni të vini në pushtet, zgjedhjet janë vitin e ardhshëm dhe nëse vërtet do të vini në pushtet ju duhet të jeni të interesuar për këtë.

Konsiderojeni këtë iniciativë tonën si mundësi tuajën, duke menduar çfarë do të bëni për shtetbërjen europiane kur të vini në pushtet. Personalisht mua dhe ne që jemi këtu dhe që na gënjen mendja se do të jemi këtu për 5 vjet të tjera, iniciativa do të jetë për Shqipërinë e 2030, kur ta ngremë flamurin tonë në Bruksel. Kur drejtimi për t’u marrë është i njëjtë, pavarësisht nga dallimet dhe kush refuzon ta marrë për inat të tjetrit humbet rrugën”, tha Rama.

11:54- Korrupsioni në prokurimet publike, Rama: Asnjë ministër nuk do të ketë më asnjë lidhje me tenderat

Kryeministri Edi Rama tha se tashmë asnjë ministër apo vartës i ministrisë nuk nuk do të ketë më akses në prokurimete e tenderave.

Rama tha se që nga 25 prilli prokurimet e tenderave operohen nga shoqëria publike e operatorit për blerje të perqendruara. Kreu i qeverisë tregoi se kjo shoqëri do do asistohet nga shoqëri partnere evropiane.

Edi RamaLufta jonë kundër korrupsionit është shtetbërja, që të mbojmë paranë publike nga korrupsioni. Në Prokurimet publike ka ende korrupsion. Ne kemi krijuar shoqërinë publike të operatorit të blerjeve të perqendruara, dhe do ti krye ë ajo të gjitha prokurimet e ministrive, pra e thëne troc asnjë minstër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do ketë më asnjë lidhje me tendera, por do merret vetëm me politkat sektotoale. Shoqeria do asistohet nga shoqeri partnere europiane.

11:21- “E ndjek hija nëpër gjumë”, Rama ironizon Berishën: Predikon përgjegjësi morale nga ballkoni

Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama foli për politikanët e korruptuar.

Kreu i qevrisë sqaroi se ai nuk do të jetë mburojë për asnjë polikan të korruptuar, ndërsa ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Rama tha se Berisha dhe polikanët që po hetohen për korrupsion predikojnë për përgjegjësi morale, për shkak të interesave të tyre personale.

Edi Rama: Përgjegjësi morale që predikohen nga njerëz të izoluar në ballkone për korrupsion apo të dalë fare nga binaret e arsyes, për shkak të hetimeve të korrupsionit të tyre që i ndjek si hije nëpër gjumë, duke mos deklaruar as sa paguhen realisht në ato klubet ku dalin… Një kokë këtu një kokë atje bam e bum ,morali kush e ka radhën për tu dorëhequr…Zyrtarët e lartë janë pjesë e gjithë sistemit ekzekutiv, të cilin ne drejtojmë. Përgjegjësia para ligjit është individuale, por llogaridhënia institucionale

11:13- “Ç’më duhet mua kontrolli i SPAK-ut?” Rama: Nuk kam hyrë në politikë për të qenë një hu i gjatë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozitës se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar.

Rama tha se ka hyrë në politikë për të ndryshuar ç’të mundet dhe se deklarata të tilla nuk mund t’i pranojë.

“E treta, kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë se prova është gjë e madhe, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka se sit a pranoj dhe as ta toleroj mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe për të kthyer përmbys çfarë mundet. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen ministra, kryetar bashkie dhe në rastin më të mirë ikin për të mos lënë gjurmë. Ç’më duhet mua kontrolli i SPAK-ut, që unë të shqyhem në dysh ditë natë në krye të punëve. Të kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit. Ç’muhabet është ky?”, tha Rama.

11:09-“Kërkova të bënim tërmet”, Rama: Ç’do bënin SHBA dhe BE nëse s’do ta donim ne Reformën në Drejtësi?

Kryeministri Edi Rama ka folur për Reformën në Drejtësi gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe kabinetit qeveritar.

Ai tha se Reforma ishte në vullnetin e PS, pavarësisht se ndërkombëtarët nuk ishin dakord.

“Le t’i hapin kartat, BKH është në programin tonë të vitit 2009. Si na e imponuan ne Reformën në Drejtësi ambasadat, Amerika, Europa, kur ne na u desh shumë kohë për t’i bindur vetë ata për domosdoshmërinë e këtij ushtrimi shumë të paparashikueshëm dhe për t’i bindur që vullneti ynë ishte pavarësimi i drejtësisë nga pushteti politik. Po ku bënte vaki që të shkruheshin gjithë ato faqe analiza bashkë me ekspertët ndërkombëtarë, port ë mos ishte villneti i hekurt i Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, si do ndodhte kjo nëse ne nuk do ishim të vendosur që most ë dëgjonim asgjë, asnjë, madje dhe zëra brenda nesh, jonë të tjerë që thoshin “e kuptoni që kështu do ikim për lesh”, në kuptimin që “e kuptoni që kështu nuk do jemi më ne që vendosin ditën dhe natën kur zbardhet dhe kur ngryset”. Çdo bënin ambasadat nëse ne do ishim si gjithë të tjerët, bashkë me gjithë të tjerët, që ishin për zhvillimin gradual”, tha Rama.

11:01- “Mollë e kalbur që bie vetë”, Rama “dorëzon” publikisht abuzuesit në SPAK

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Rama tha se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.

Kryeministri tha se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.

Edi Rama: Nuk jam mburoja e asnjërit qe vjedh. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësinë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e pandryshueshme dhe e pakëpërcyeshme. E kam thënë publikisht mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe me asnjë dërrasë të kalbur që larg qoftë mund të shkelni, kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur e di mirë cfarë bën, prandaj nuk jam une e PS që e lëshon kur i dridhet tona nën këmbë. Ata që thonë se Rama i përdor e kanë gabim. Ata janë mollë e kalbur që bie vet.

10:50 – Rama dush të ftohtë ministrave dhe deputetëve: Nuk mbroj njeri para SPAK, kanë ardhur shumë kohëra të këqija për hajdutët

Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur me politikën, teksa theksoi se PS nuk komenton çështjet që hap SPAK.

“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Rruga e jetës na bashkon me kaq shumë të tjerë për 10001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim, edhe n zgjidh për një vepër të ulët si tradhtia. Unë kam pasur mundësinë të punoj me 40 e ca ministra dhe u kam thënë se kushdo që lufton për qëllimet e përbashkëta, më ka në krah, por kush gabon duke menduar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do të më ketë në krah as mua as Partinë Socialiste, por vetëm avokatin e vet.

Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb kur do të hidhet, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret. Kjo parti dhe qeveri nuk bëjnë dot asnjë koment  për çështjet që hap SPAK-u. Madje sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën vetëm nga SPAK-u. Keq më vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin e ri, kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur pas qerres së pushtetit politik”, tha Rama.

10:48 – “Hajdut me kostum”, shpall tradhtarë ata që vjedhin taksat 

Kryeministri Rama tha se PS është e para parti në historinë e Shqipërisë që ka që ka dorëzuar një “armë” me të cilën të gjithë politikanët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë.

Me  tone të ashpra, Rama tha se drejtësia e re nuk fal asnjë politikan që shpërdoron postin  në poltik dhe vjedh taksat e qytetarëve.

Ai tha se PS është vetçarmatosur nga “arma” që deri tani shumë politkanë përdorinin për vetëmbrojtje.

Edi Rama: Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë.. Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi.

PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Nuk do celeshin kurrë negociatat për antërësim në BE nese Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, në krahasim me atë që ishte, ku nuk i jepnin as statusin për në BE…Shqipëria e ka kaluar më të keqen, nuk ka qenë kurrrë më afër antëarësimit në BE, nuk ka qenë kurrë më parë shtet demokratik dhe europian se sa sot.

E para parti politike në histori që kemi dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të terët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë, ne jemi vetcarmatosur dhe falë intuitës politike të popullit shqiptar që ka kuptuar se kjo parti e vetmja që ka ambicie ta çojë këtë vend në BE dhe për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së. .

Pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri, për ti hapur Shqipërisë rrugën drejt majës. Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, ose kjo dallga e drejtësisë së re kundër abuzuesve të pushteti politik do të thyhet në shkëmbijntë e kudondodhur të kulturës politike. PS nuk ka për të pasur dot një NE të njëjtë

10:23-“Imazhi Shqipërisë ishte mos o Zot”, Rama liston arritjet e qeverisë: Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik

Sot kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe Kabinetin Qeveritar. Në nisje të mbledhjes kryeministri mbajti fjalën hyrëse.

Teksa  listoi arritjet e qeverisë në dekadën e fundit, kryeministri Rama  theksoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin dhe se është e pavarur.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij bëri një krahasim mes qeverisjes se PS dhe asaj të PD-së. Rama tha se para se të vinte në pushtet PS-, imazhi i Shqipërisë ishte “mos o Zot”, ndërsa tha se dallimi mes qeverisjes së djathtë dhe të majtë është i dukshëm si nata me ditën.

Edi Rama: Prokuroritë dhe Gjykatata ishin pazare të gjëse së gjallë. Prokurorët me integritete jetonin nën zullumin e baltës…Për drejtsiësinë vrasjet shtetërore ishin gabimet teknike dhe faje periferike të shrëbrëtorëve të nënsyhrtyra të pushtetit politik.Imazhi Shqipërisë ishte mos o zot, edhe kur flitej për turizëm shkaku ishte sa shumë plehra kishte Shqipëria…vizitat e zyrtarëve në Shqipëri kishn ndaluar prej vitesh, europianët kishin besim zero për drjetësinë në Shqipëri. Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë..

Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fajkt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi. PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Pa forcën udhëheqëse dhe guximin e PS sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia. Shqipëria nuk do kishte shans të shihte rrezimin e kulturës se pandëshkueshmërisë. Ne jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundimshme me korrupsionin….Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik.

10:09-Nis mbledhja e kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar të PS, Rama: Sot do flas vetëm për të vërtetat

Në fjalën e tij në fillim të mbledhjes Rama tha se sot do të flitet për të vërtetat dhe se nuk do u adresohet fabirikimeve dhe shpifjeve.

“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhjeje të hapur, të ëprbahdkët të grupit parlamentar dhe kabintetit qeveritar, dëshiroj edhe vëmendjene atyre që më kanë dhe na kanë votuar qysh prej zgjedhjeve të vitit 2013 kur morëm detyrën të rilindnim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave.

Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publiukun dhe për të klriujuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar, besuar, mëbshtetur pa kursim në gjithë këto vite. Por unë sot nuk do të ndalem as të gjysmë të vërtetat, që janë gënjeshtrat më të mëdha,as te shpifjet, akuzat e rreme apo fabrikimet djallëzore. Sot do të përqendrohem te të vërtetat që lidhen me mirëqeverisjen, korrupsionin që prej 10 vitesh që ne jemi në detyrë.

Të nderuar deputretë dhe deputetet, ministre dhe ministra, kur shqiptarët na votuan masivisht për të na dhënë mandatin e parë, Shqiëpria ishte në pikën më të ulët që nga viti 1997”, tha Rama.

08:30 – “Asnjë të mos mungojë!” Rama mbledh sot ministrat dhe deputetët

Mbledhja do të zhvillohet në të njëjtën orë me protestën e opozitës dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sot në orën 10:00 para bashksië Tiranë do të zhvillohet protesta e pestë në saj të skandalit pas dosjes 5d me disa zyrtarë dhe drejtorë të korruptuar.

Kujtojmë se katër ditë më parë kryesocialisti Edi Rama mbajti në një mbledhje 12 drejtuesit politik të qarqeve, ku u diskutua për turin e  takimeve me socialistët në diasporë, zgjerimin e  partisë me anëtarë të rinj dhe zgjedhjen e delegatëve të rinj të kongresit.

Mbledhja i paraprin gjithashtu zgjedhjeve në të gjitha strukturat socialiste në 10 dhe 11 maj, dhe turit në diasporë të kryeministrit duke e nisur me Athinën më 12 maj.

Para se Edi Rama të takohet me shqiptarët socialistë që jetojnë në Greqi e më pas në Itali, Britani e Madhe, Gjermani, anëtarët socialistë në të gjithë vendin do të thirren në votim për të zgjedhur delegatët e rinj të PS.

Deri në qershorin e kongresit por edhe me themelimin e partisë, nga drejtuesit politik është kërkuar që anëtarësia të rritet në total me 50 mijë.. /vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *