Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e opozitës se ai kontrollon Prokurorinë e Posaçme, gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar.

Rama tha se ka hyrë në politikë për të ndryshuar ç’të mundet dhe se deklarata të tilla nuk mund t’i pranojë.

Lexo edhe :

Related Posts

“E treta, kush thotë që e kontrolloj unë SPAK-un, mirë që nuk ka provë se prova është gjë e madhe, apo argument, ka një problem më të madh, se nuk ka se sit a pranoj dhe as ta toleroj mendërisht që unë në politikë kam hyrë vetëm për të ndryshuar dhe për të kthyer përmbys çfarë mundet. Nuk kam hyrë për të qenë një hu i gjatë në radhën e atyre që bëhen ministra, kryetar bashkie dhe në rastin më të mirë ikin për të mos lënë gjurmë. Ç’më duhet mua kontrolli i SPAK-ut, që unë të shqyhem në dysh ditë natë në krye të punëve. Të kontrolloj SPAK-un që ndonjë mes nesh, të flenë rehat mbi dyshekët e mbushur me puplat e korrupsionit. Ç’muhabet është ky?”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *