E enjte, 19 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Ik, ik”, hidhet molotov drejt bashkisë, rrezikohet jeta e efektivëve (VIDEO)

“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” së bashku me opozitën po zhvillojnë protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.

Njësoj si herët e tjera protesta është shoqëruar me tensione, pasi në drejtimm të bashkisë është hedhur molotov.

Në një moment molotovi rrezikon jetën e efektivëve të cilët përpiqën që të fikin zjarrin.

Reklamë

ky është tubimi i nëntë, që bëhet kundër kryebashkiakut Erion Veliaj e për të cilin demokratët e “Rithemelimit” dhe Partia E Lirisë, kërkojnë largimin nga detyra.

Forca të shumta policie rrethuan godinën e bashkisë, ndërkohë që edhe sot protestuesit hodhën bomba molotov dhe sende të tjera.

Opozita e akuzon Veliajn për përfshirje në korrupsion, pas arrestimit të disa prej drejtorëve më të rëndësishëm të bashkisë, në dosjen e njohur si “5 D”./Vizionlus.tv

Më shumë video

Reklamë