Subscribe

Kryeministri Edi Rama foli sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për politikanët e korruptuar, përfshirë edhe atë të PS-së. Rama tha se nuk mban në post asnjë politikan që vjedh.

Kryeministri tha se polikanët që vjedhin duhet të shkojnë e të hetohen në SPAK, ndërsa i cilësoi si “mollë të kalbura”.

Lexo edhe :

Related Posts

Edi Rama: Nuk jam mburoja e asnjërit qe vjedh. Vija mes funksionit tim dhe funksionit të drejtësinë është gjithnjë vetëm me një ngjyrë, e pandryshueshme dhe e pakëpërcyeshme. E kam thënë publikisht mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe me asnjë dërrasë të kalbur që larg qoftë mund të shkelni.

Kush e vë këmbën në dërrasë të kalbur, nuk jam unë dhe PS që e lëshon kur i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS bashkë me mua. Kur dëgjoj që thonë se Rama e ka hedhur si limon të shtrydhur se si duhet më, e kanë gabim. Është një mollë e kalbur që bie vetë.

I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe s’ka mundësi të mos i dijë Rama pisllëqet, mirë që s’më njohin fare, po ose më dinë si veten, ose nuk e kanë haberin si funksionin pushteti ekzekutiv. Çfarë duhet të bëjë një qeveri dhe një kryeministër në luftën kundër korrupsionit. Ky nuk është justifikim, por realiteti i punës sime si kryeministër dhe qasja ndaj skuadrës.

Kush ka punuar me mua e di sa shumë debatohet kur s’ka dakordësi. Nuk ekziston që një anëtar i kabinetit qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së vet. Kurrë nuk mungon mbështetja e plotë nga ana ime për ta bërë detyrën në 360 gradët e funksionin. Por s’ka pasur mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë çështjen e çdo hapje

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *