Subscribe

Kryeministri Edi Rama tha gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar se nuk mbron askënd që është i përfshirë në korrupsion.

Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur me politikën, teksa theksoi se PS nuk komenton çështjet që hap SPAK.

Lexo edhe :

Related Posts

“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Rruga e jetës na bashkon me kaq shumë të tjerë për 10001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim, edhe n zgjidh për një vepër të ulët si tradhtia. Unë kam pasur mundësinë të punoj me 40 e ca ministra dhe u kam thënë se kushdo që lufton për qëllimet e përbashkëta, më ka në krah, por kush gabon duke menduar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do të më ketë në krah as mua as Partinë Socialiste, por vetëm avokatin e vet.

Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb kur do të hidhet, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige, kur vjen ora të thirret. Kjo parti dhe qeveri nuk bëjnë dot asnjë koment  për çështjet që hap SPAK-u. Madje sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën vetëm nga SPAK-u. Keq më vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin e ri, kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur pas qerres së pushtetit politik”, tha Rama. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *