Subscribe

Gjatë fjalës së tij për arritjet që qeverisja e PS-së ka arritur ndër vite në Shqipëri, kryeministri Edi Rama bëri një krahasim mes qeverisjes së djathtë dhe qeverisjes së majtë në vendin tonë.

Kryeministri Rama tha se PS është e para parti në historinë e Shqipërisë që ka që ka dorëzuar një “armë” me të cilën të gjithë politikanët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë.

Lexo edhe :

Related Posts

Me  tone të ashpra, Rama tha se drejtësia e re nuk fal asnjë politikan që shpërdoron postin  në poltik dhe vjedh taksat e qytetarëve.

Ai tha se PS është vetçarmatosur nga “arma” që deri tani shumë politkanë përdorinin për vetëmbrojtje.

Edi Rama: Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë.. Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi.

PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Nuk do celeshin kurrë negociatat për antërësim në BE nese Shqipëria nuk do ishte ndryshuar si dita me natën, në krahasim me atë që ishte, ku nuk i jepnin as statusin për në BE…Shqipëria e ka kaluar më të keqen, nuk ka qenë kurrrë më afër antëarësimit në BE, nuk ka qenë kurrë më parë shtet demokratik dhe europian se sa sot.

E para parti politike në histori që kemi dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të terët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë, ne jemi vetcarmatosur dhe falë intuitës politike të popullit shqiptar që ka kuptuar se kjo parti e vetmja që ka ambicie ta çojë këtë vend në BE dhe për ta ngritur flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së. .

Pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri, për ti hapur Shqipërisë rrugën drejt majës. Prandaj o e fitojmë ne këtë luftë të madhe për Shqipërinë, ose kjo dallga e drejtësisë së re kundër abuzuesve të pushteti politik do të thyhet në shkëmbijntë e kudondodhur të kulturës politike. PS nuk ka për të pasur dot një NE të njëjtë./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *