Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të PS dhe kabinetit qeveritar, kryeministri Edi Rama foli për politikanët e korruptuar.

Kreu i qevrisë sqaroi se ai nuk do të jetë mburojë për asnjë polikan të korruptuar, ndërsa ironizoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Rama tha se Berisha dhe polikanët që po hetohen për korrupsion predikojnë për përgjegjësi morale, për shkak të interesave të tyre personale.

Edi Rama: Përgjegjësi morale që predikohen nga njerëz të izoluar në ballkone për korrupsion apo të dalë fare nga binaret e arsyes, për shkak të hetimeve të korrupsionit të tyre që i ndjek si hije nëpër gjumë, duke mos deklaruar as sa paguhen realisht në ato klubet ku dalin… Një kokë këtu një kokë atje bam e bum ,morali kush e ka radhën për tu dorëhequr…Zyrtarët e lartë janë pjesë e gjithë sistemit ekzekutiv, të cilin ne drejtojmë. Përgjegjësia para ligjit është individuale, por llogaridhënia institucionale./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *