Familjarët e Erdgys Arrazit shprehen të shokuar nga veprimi i Almës, nuses së shtëpisë, e cila dyshohet se është vetëmbytur bashkë me tre fëmijët dy ditë më parë.

Lexo edhe :

Related Posts

Duke folur për mediat, ata pranojnë se çifti ka patur probleme, por asnjëherë nuk i kishte shkuar mendja se nusja mund të shkonte deri te ky veprim ekstrem.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”.

Më herët, famijarët kishin shpallur të vdekur nusen e familjes ende pa u gjetur trupi i saj apo dy fëmijëve të tjerë. Në njoftimin për varrimin e vajzës 9-vjeçare, ata e cilësojnë atë “vajza e të ndjerës Alma Arrazi”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *