Subscribe

Avokati i këngëtares Maya Aliçka, Idajet Beqiri ishte i ftuar në studion e “Vizionit të padites”, të moderuar nga Brikena Prifti. Avokati ka folur mbi sherrin e bujshëm mes këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Arbenit, i cili u bë kryefjaë e mediave gjatë ditëve të fundit. Në një video të bërë publike nga vetë bashkëshorti, çifti shihet duke debatuar, ndërkohë që Maya bërtet për ndihmë. Në video vihet re edhe prania e forcave të policisë. Nga ana tjetër, Maya është pajisur me urdhër mbrojtje. Sipas avokatit, këngëtarja është pajisur me urdhrin e mbrojtjes dy vite më parë.

Beqiri: Është shtëpia e Mayas dhe ai gënjen. Ky shkoi atje dhe s’duhet të vinte se ka thyer urdhrin e mbrojtjes. Ka vetëm një të vërtetë, e vërteta e Gjykatës e cila ka dhënë një urdhër mbrojtje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse një gjyq bëhet në gjykatë dhe një gjyq publik. Këtë video po e bën Arbeni. Ai ka shkuar në shtëpinë e saj. Megjithëse e kontrollon veten në maksimum që mos nxjerrë fjalë të keqe nga goja, që ta bindë opinionin publik. Kemi të bëjmë me një njeri që e ka në natyrë dhunën. Urdhri i dytë i mbrojtjes është marrë para disa kohësh, por nuk ka të bëjë me këtë video. Tani ai ushtroi dhunë tjetër dhe u mobilizua e gjithë policia. Kjo video ka një vit që është bërë dhe ai e nxorri sot sepse kjo dhunë ka të bëjë me urdhrin e parë. Nëse ajo do ta kallëzonte penalisht ai do hynte në burg sepse e kishte shkelur shumë herë urdhrin e mbrojtjes. Dy shtëpi janë të Mayës, janë të regjistruara me certifikatë pronësie. Ku i gjeti lekët ky? Çfarë pune ka? Ky ishte çfarë i jepte Maya.

Lexo edhe :

Related Posts

E ftuar në studio ishte edhe aktivistja Suela Koçibellinj, e cila u ndal te fenomeni i divorcit. Ajo bëri thirrje që çdo çift që është drejt divorcit të mendojë për fëmijiët. Maya dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali.

Suela Koçibellinj: Në parim urdhri i mbrojtjes është e vetmja mënyrë që i dhunuari, femër apo mashkull mund të mbrohet. Sido që të jetë, dy persona që kanë zgjedhur të martohen me njëri-tjetrin duhet të zgjedhin dhe mënyrën e duhur për tu ndarë me njëri-tjetrin. Fakti që filmohet brenda një banese, pa marrë parasysh se e kujt është banesa, do të thotë që aty brenda ka një fenomen dhune. Për sa kohë ka tensione, krijohet nervozizëm dhe nervozizmi agravon situatën dhe e çon në dhunë.  Ku po shkojmë me këtë video? Në fund asnjë prej tyre nuk do marrë një pronë me vete kur të ikë nga kjo jetë. Maksimumi që mund të mendojnë është një pronë për fëmijën e tyre. Mesa di unë ky zotëri ka dy vite që jeton jashtë. Dy vite kush u kujdes për fëmijën? Mami. Divorci është vrasje, është një vdekje e vogël, është i dhimbshëm prandaj duhet të dalim mbi veten për të kuptuar që divorci na shpëton të dyve për të qenë të pavarur nga njëri-tjetri por me dakordësi.

Ndërkohë avokati Beqiri tregoi edhe pse po zvarriten procedurat e divorcit.

Beqiri: Duhet të kesh prova të forta që ta marrësh urdhrin e mbrojtjes. Arbeni bëri një kërkesë që dy prona të bllokohen në kadastër dhe pretendoi që është bashkëpronar, por Gjykata ia rrëzoi kërkesën. Ai shkoi në shtëpi, u fut atje dhe mendoi se do bëhej bashkëpronar. Ai i theu derën e shtëpisë asaj, futi disa punëtorë dhe ata filluan të shembin mure që ky të thoshte kam investuar edhe unë me lekët e mia. Manipulator i jashtëzakonshëm. Divorci po vazhdon. Të dy duan ta ndërpresin martesën. Ka një avokate, e cila në vend që të shikojë interesin e fëmijës, do të zhvasë sa më shumë. Do vijë një kohë që çfarë s’do dëgjoni të tjera ju. Nuk janë normal dhe e zvarrisin gjyqin. Kërkojnë përjashtimin e gjyqtares sepse i dha urdhrin e mbrojtjes. Kryetari i Gjykatës tha jo të vazhdojë kjo gjyqtare. Tashmë mbaroi sepse u caktua ekspertja psikologe dhe në seancën tjetër ajo do japë raportin dhe bëhet zgjidhja e martesës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *