34 vite martesë, Barack dhe Michelle Obama i dedikojnë mesazhe të veçanta dashurie njëri-tjetrit

Barack dhe Michelle Obama kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke i kushtuar njëri-tjetrit mesazhe të veçanta përmes rrjeteve sociale. Ish-presidenti amerikan dhe bashkëshortja e tij ndanë me ndjekësit momente nga historia e tyre e përbashkët.
Barack Obama publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet duke përqafuar Michelle, ndërsa në përshkrim shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Ende ndihem si burri më me fat në botë që jam me ty”.
Nga ana e saj, Michelle Obama publikoi një video-kolazh me fotografi dhe pamje nga vite të ndryshme të jetës së tyre, përfshirë dasmën në vitin 1992, periudhën në Shtëpinë e Bardhë dhe momente më të fundit. “Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj të kemi edhe shumë vite të tjera plot gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo.
Çifti ka folur edhe më herët për marrëdhënien e tyre dhe ndikimin që kanë pasur te njëri-tjetri. Barack Obama ka thënë se Michelle e ka bërë një njeri më të mirë, duke vlerësuar integritetin, karakterin, inteligjencën dhe vlerat e saj. Ndërsa Michelle e ka përshkruar bashkëshortin si një person që i ka zgjeruar këndvështrimin për jetën dhe mundësitë që ajo ofron.
Obama kanë dy vajza, Malia dhe Sasha. Duke folur për martesën e tyre, të dy kanë theksuar se kanë qenë një mbështetje e vazhdueshme për njëri-tjetrin, veçanërisht gjatë periudhave të vështira. “Ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm”, është shprehur Barack Obama, ndërsa Michelle ka thënë se bashkëshorti i saj ka qenë një burim kuraje dhe mbështetjeje gjatë rrugëtimit të saj.
/vizionplus.tv




