Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete...

Presidenti Begaj në San Marzano di San Giuseppe: Arbëreshët,...

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë të zjarrfikëses,...

Vrasja në Ksamil, ja çfarë ndodhi në plazh pak...

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e rrenave çoroditën...

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më shumë kontroll...

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të dielën, diskutime...

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Punëdhënësit në SHBA humbasin durimin me të pavaksinuarit, vaksinim me detyrim

3 Gusht 08:51

Punëdhënësit po humbin gjithnjë e më shumë durimin me punonjësit e pavaksinuar. Një numër në rritje biznesesh po kërkojnë që punonjësit e tyre të vaksinohen kundër COVID-19, të alarmuar nga rritja e variantit Delta që është më ngjitës dhe të indinjuar që normat e vaksinimit në SHBA janë ulur.

 

Për muaj me radhë, shumica e punëdhënësve amerikanë u mbështetën në fushata informacioni, shpërblime dhe stimuj të tjerë për të inkurajuar punonjësit e tyre të merrnin vaksinën kundër COVID-19. Tani, një numër në rritje po imponojnë rregulla për ta bërë më të vështirë për punonjësit të refuzojnë marrjen e vaksinës, disa duke e bërë detyrim, ndërsa disa të tjerë duke u kërkuar të pavaksinuarve që t’i nënshtrohen testimit të rregullt.

 

Ndër punëdhënësit që po bëhen më të ashpër është qeveria federale, qeveritë e shtetit të Kalifornisë dhe Nju Jorkut, gjigantët e teknologjisë Google dhe Facebook, kompania Walt Disney Co. dhe federata amerikane e futbollit NFL. Disa spitale, universitete, restorante, bare dhe vende të tjera argëtimi gjithashtu kanë filluar të kërkojnë provat e vaksinës.

 

Por masat e reja nuk ka gjasa të prekin shumë nga miliona amerikanë të pavaksinuar.

 

Shumë nga kompanitë që po kërkojnë vaksinime kanë kryesisht punonjës të cilët tashmë janë kryesisht të vaksinuar dhe ngurrojnë të punojnë përkrah atyre që nuk janë të vaksinuar.

 

Në dallim, kompanitë kryesore që mbështeten tek punëtorët me të ardhura të ulëta, prodhuesit e ushqimit, magazinat, supermarketet dhe zinxhirët e tjerë të dyqaneve, po i shmangen masave për ta bërë vaksinimin të detyruar nga frika e largimit të punonjësve dhe përkeqësimit të mungesës së fuqisë punëtore me të cilat përballen biznese të tilla.

 

Kompania “Tyson Foods” për shembull, tha se rreth gjysma e fuqisë së saj punëtore – 56,000 punonjës – kanë marrë vaksinën pasi kompania ka organizuar më shumë se 100 fushata vaksinimi që nga shkurti. Por kompania tha se nuk ka në plan të imponojë një detyrim për të vaksinuar gjysmën tjetër të punonjësve.

 

Kompanitë Walmart dhe Amazon, dy punëdhënësit më të mëdhenj privatë në vend, gjithashtu kanë refuzuar ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e tyre me orë të shkurtuara. Por kompania Walmart tha se punonjësve në selinë e saj qëndrore do t’u kërkohet të vaksinohen deri më 4 tetor.

 

Qeveria federale, punëdhënësi më i madh në vend njoftoi javën e kaluar se të gjithë punonjësit dhe kontraktorët duhet të vaksinohen ose të testohen çdo javë dhe të humbasin privilegjet siç janë udhëtimet zyrtare.

 

Qeveria federale ka thënë se do të mbulojë kostot e testeve javore. Sa për punëdhënësit e tjerë, sigurimi shëndetësor mund të paguajë për testime të tilla në disa vende pune, por jo për disa të tjera./ VOA

Posted Under:
Bota Covid 19
Tagged:
Durimi SHBA te pavaksinuarit

Nga e njëjta kategori

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret 29-vjeçaren para syve të partnerit, një ditë pasi ishin fejuar

më shumë...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16 të vrarë dhe mbi 130 të plagosur

më shumë...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do t’i përgjigjemi dollar për dollar

më shumë...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me SHBA-në, jemi në pozicion të favorshëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:31

Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e...

5:24

Presidenti Begaj në San Marzano di San...

5:21

Mirditë/ Plas tubi gjatë furnizimit me ujë...

5:01

Vrasja në Ksamil, ja çfarë ndodhi në...

4:49

Rama ironizon “çlirimtarët” e Sazanit: Revolucionarët e...

4:33

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë...

4:23

Berisha akuzon Ramën për bashkitë: Kërkon më...

3:56

5 ushqime që mund të bëhen të...

3:17

Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, goditet...

3:10

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të...

3:00

Edhe këtë fundjavë trafik i rënduar në...

2:53

Haradinaj: Thaçi, sërish president. Kreu i AAK-së...

2:37

“Më shau nga nëna, më qëlloi thikë...

1:56

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në...

1:29

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil...

1:09

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në...

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

Më të klikuarat

  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • U kap në flagrancë nga droni duke ndezur zjarr, arrestohet 6...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.