E enjte, 22 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Momente paniku në Seman! Rojet bregdetare shpëtojnë nga mbytja 70-vjeçarin

Momente paniku janë regjistruar këtë të shtunë në plazhin e Semanit, ku rojet bregdetare kanë shpëtuar nga mbytja një 70-vjeçar nga Lushnja.

I moshuari ndodhej në plazh së bashku me familjen, kur është pikasur nga dy vëzhguesit e plazhit teksa dilte dhe zhytej në ujë. Menjëherë është ndërhyrë për t’i dhënë ndihmën e parë, duke ndjekur hap pas hapi protokollin e emergjencës.

Reklamë

Falë ndërhyrjes së shpejtë, është bërë i mundur stabilizimi i frymëmarrjes së pushuesit.

Pak minuta më pas, 70-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave, pas trajtimit, i moshuari ka kaluar rrezikun për jetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë