Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të dielën, diskutime...

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

“Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, shokët e 20-vjeçarit portugez zbardhin sherrin në Ksamil: Migelin e goditi në zemër

22 Gusht 14:37

Detaje të reja dalin nga dëshmitë e shokëve të Luis Miguel Varela Mendes, 20-vjeçarit portugez që u vra pas një konflikti në Ksamil. Sipas dëshmive të dhëna para hetuesve, gjithçka nisi pasi grupi prej shtatë të rinjsh të huaj kishte përfunduar festën në klubin “Principote” dhe kishte zbritur në zonën e plazhit.

Në dëshmitë e tyre, disa prej të rinjve përshkruajnë një person të veshur me të bardha, me flokë të gjatë dhe me thikë në dorë, të cilin më pas e kanë identifikuar nga fotografitë si Sokrat Vata. Disa prej tyre nuk kanë parë drejtpërdrejt momentin kur Luis Miguel u godit me thikë, por kanë treguar se Vata ishte personi që mbante thikën dhe kishte goditur edhe një tjetër pjesëtar të grupit.

Adib Ghanmi: Më goditi me kokë, më pas personi me thikë goditi shokun tim
Shtetasi francez Adib Ghanmi ka deklaruar se kishte qenë në klubin “Principote” së bashku me gjashtë shokë të tjerë dhe, pasi festa kishte përfunduar, grupi kishte qëndruar në plazh.

Sipas tij, aty është afruar një person shqiptar, rreth 25-30 vjeç, i veshur me rroba të shkurtra ngjyrë jeshile, i cili fliste frëngjisht dhe kishte ofenduar nga nëna një prej shokëve të tij.

“Ai i thotë që pse më shan se nëna është e shenjtë, më pas ky person e goditi me kokë. Ne u futëm të gjithë në konflikt.”

Ghanmi ka treguar se më pas është shfaqur një tjetër person, i veshur me të bardha, me flokë të gjata, i cili mbante një thikë në dorë.

“Fillimisht ka goditur një shokun tim, të quajtur Tourpal, me thikë në këmbë dhe më pas ka goditur dhe shokun tim, i cili u vra me thikë në zemër.”

Ai ka deklaruar se në vendngjarje kanë ardhur edhe rreth 10-15 persona të sigurisë.

I pyetur nëse e njihte personin që kishte goditur me thikë, Ghanmi ka thënë se do ta njihte nëse do ta shihte. Pas paraqitjes së fotografisë së Sokrat Vatës, ai e ka identifikuar si personin që, sipas tij, kishte goditur shokun e tij dhe u kishte drejtuar thikën edhe atyre.

Ibraim Leimoeiv: E pashë me thikë, por nuk pashë momentin kur goditi Luisin
Edhe shtetasi francez Ibraim Leimoeiv ka treguar se grupi kishte qenë në klubin “Principote” dhe më pas kishte dalë në zonën e shazlloneve.

Sipas tij, një person i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë me mëngë të shkurtra, i cili fliste pak frëngjisht, kishte nisur konfliktin.

“Na thotë qetësohuni ose do të q*** nënën. Ai më pas goditi me kokë shokun tim Tourpal, ne u përfshimë në konflikt.”

Leimoeiv ka treguar se gjatë konfliktit ka parë një person të veshur me ngjyrë bezhë në të bardhë, me flokë të gjatë gështenjë dhe pak mjekër, i cili i është drejtuar Tourpalit me thikë dhe më pas Luis Miguelit.

“Aty ka pasur shumë lëvizje e persona dhe nuk e kam parë momentin kur ka goditur Luis Miguel. Unë më pas i kam dhënë ndihmën e parë shokut tim duke i vendosur një bluzë tek plaga.”

Edhe Leimoeiv, pasi i është paraqitur fotografia e Sokrat Vatës, e ka identifikuar atë si personin që kishte thikën dhe që kishte goditur shokun e tij.

Tourpal Khitaev: Më goditi me thikë në këmbë dhe më pas me kokë
Shtetasi francez Tourpal Khitaev, një prej personave të përfshirë në konflikt, ka dhënë një tjetër version të detajuar të ngjarjes.

Ai ka deklaruar se, pasi kishte përfunduar festa në “Principote”, kishte zbritur së bashku me shokët në zonën e shazlloneve. Sipas tij, aty kishte disa persona që u kishin thënë të ziheshin “si burra”, ndërsa pranë tyre ndodhej edhe një person tjetër, i cili ishte i dehur dhe bërtiste.

Khitaev ka treguar se më pas dy persona, të cilët sipas tij ishin punonjës të lokalit, u kishin kërkuar të mos bërtisnin.

“Njëri prej tyre më tërheq nga krahu, i veshur me rroba të bardha të shkurtra, me pak mjekër, flokë gështenjë, i cili kishte thikën në dorë dhe që më goditi mua në këmbë.”

Sipas dëshmisë së tij, më pas i njëjti person e ka kapur për fyti dhe e ka goditur me kokë në fytyrë. Konflikti është përshkallëzuar dhe në të janë përfshirë edhe persona të tjerë.

Khitaev ka deklaruar se Luis Miguel ishte futur në konflikt për të ndaluar personat që po e godisnin atë.

“Luis Migueli u fut për të ndaluar ata që më godisnin.”

Ai ka treguar se më vonë ka parë personin me rroba të bardha duke u larguar drejt rrugës, pasi kishte hequr këmishën, në të cilën kishte parë gjak.

“Unë nuk e kam parë momentin kur e ka goditur me thikë shokun tim Louis Miguel.”

Edhe Khitaev e ka identifikuar Sokrat Vatën në fotografi si personin që kishte thikën dhe që e kishte goditur atë në këmbë.

Noniachvili Nicolas: E pashë personin me thikë duke goditur Tourpalin
Shtetasi francez Noniachvili Nicolas ka deklaruar se pas përfundimit të festës në “Principote”, teksa grupi po largohej, ka parë një person që fliste frëngjisht dhe po ofendonte shokun e tij Tourpal.

Sipas tij, personi ishte i veshur me këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, kishte flokë të gjata dhe pak mjekër.

“Në këtë moment shoku im Tourpal i thotë që pse më ofendon, më pas nxori thikën dhe po vraponte drejt tyre.”

Nicolas ka deklaruar se më pas kanë ardhur edhe persona të tjerë, të cilët ai i identifikoi si punonjës të sigurisë.

“Personi i cili ishte me të bardha dhe thikë në dorë goditi Tourpalin, më pas u bë rrëmujë dhe nuk pashë kur u godit shoku im Louis Miguel, por e kam parë në tokë.”

Ai ka treguar se më pas kanë telefonuar ambulancën dhe policinë.

Pas paraqitjes së fotografive nga sistemi TIMS dhe fotografisë aktuale të Sokrat Vatës, Nicolas e ka identifikuar atë si personin që kishte thikën dhe që kishte goditur Tourpalin.

Sutaev Akhmad: Dyshoj se Luisin e vrau personi me të bardha
Shtetasi francez Sutaev Akhmad ka deklaruar se pas përfundimit të festës, grupi ishte larguar drejt plazhit për të shmangur zhurmën.

Sipas tij, në zonën e plazhit ka nisur një konflikt verbal, ndërsa më pas është shfaqur një person me flokë të gjatë dhe me veshje të shkurtra të bardha.

“Më pas vjen një djalë me flokë të gjata me onde, trup mesatar, me veshje të shkurtëra ngjyrë të bardhë, i cili ofendoi Tourpalin.”

Akhmad ka treguar se konflikti është përshkallëzuar dhe se më vonë ka dëgjuar se ishin nxjerrë thikat.

“Kam dëgjuar një person që tha se nxorën thikat.”

Më pas, sipas tij, ka parë Luis Miguelin të shtrirë në tokë, ndërsa një prej shokëve të tij po i jepte ndihmë.

“Ajo që mbaj mend ishte personi i veshur me jelek, me bluzë të bardhë, i cili vraponte drejt nesh dhe mbante një thikë në dorë.”

Akhmad ka deklaruar se nuk e ka parë se kush e goditi Luis Miguelin, por ka shprehur dyshimin se autori mund të ketë qenë personi me rroba të bardha, pasi e kishte parë me thikë në dorë.

Edhe ai, pas paraqitjes së fotografisë, ka identifikuar Sokrat Vatën si personin që kishte veshur të bardha dhe mbante thikën.

Adel Abdeljelil: E pashë duke vrapuar me thikën në dorë
Shtetasi francez Adel Abdeljelil ka deklaruar se kishte qenë duke festuar në një lokal në Ksamil, ku zhvillohej një mbrëmje franceze.

Sipas tij, kur grupi kishte dalë nga lokali, ai ka parë një person që po vraponte me një thikë në dorë.

“Kam parë një person i cili po mbante thikë në dorë dhe po vraponte, i cili ishte me flokë të gjata, me pak mjekër, me rroba të bardha e të shkurtra.”

Pas paraqitjes së fotografive të Sokrat Vatës, Abdeljelil e ka identifikuar atë si personin që përputhej me përshkrimin e tij dhe që, sipas dëshmisë, mbante thikën në dorë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Dëshmitë Ksamil portguez turisti Vrasja

Nga e njëjta kategori

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të dielën, diskutime me drejtuesit politikë në qarqe. Të hënën raportojnë ministrat

më shumë...

Edhe këtë fundjavë trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, shoferët përballen me radhë kilometrike makinash

më shumë...

Haradinaj: Thaçi, sërish president. Kreu i AAK-së kërkon që në këtë mënyrë t’i jepet zgjidhje edhe krizës politike

më shumë...

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:10

Rama, dy ditë takime në Pogradec, të...

3:00

Edhe këtë fundjavë trafik i rënduar në...

2:53

Haradinaj: Thaçi, sërish president. Kreu i AAK-së...

2:37

“Më shau nga nëna, më qëlloi thikë...

1:56

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në...

1:29

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil...

1:09

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në...

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

11:15

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e...

11:07

E rëndë në Kosovë/ Po luante me...

10:52

U kap në flagrancë nga droni duke...

10:15

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6...

10:13

Situata me zjarret në vend, 32 vatra...

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

Më të klikuarat

  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Më shau nga nëna, më qëlloi thikë në këmbë”, sh...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.