Edhe këtë fundjavë, aksi rrugor Elbasan–Tiranë po përballet me fluks të lartë automjetesh, ndërsa vështirësitë më të mëdha në qarkullim janë krijuar pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Rritja e numrit të automjeteve gjatë fundjavës, veçanërisht e atyre që udhëtojnë drejt zonave turistike të juglindjes, ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të lëvizjes dhe radhë të gjata në këtë segment.
Situata në Bradashesh është kthyer në një problem të përsëritur gjatë sezonit veror, ku disa akse bashkohen dhe përballojnë një fluks të madh automjetesh.
Edhe në fundjavat e mëparshme janë raportuar radhë kilometrike në zonën e Bradasheshit, me drejtuesit e automjeteve që janë përballur me pritje dhe lëvizje shumë të ngadalta.
Fluksi pritet të jetë i lartë gjatë orëve të pikut. Për këtë arsye, drejtuesve të automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Elbasanit apo Tiranës u bëhet thirrje të tregojnë kujdes dhe durim gjatë kalimit në këtë segment.
/vizionplus.tv





