Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të dielën një seri takimesh në Pogradec, në ambientet e rezidencave qeveritare. Diskutimet pritet të zhvillohen jashtë ndërtesës, në një tendë të bardhë të vendosur pranë liqenit.
Në fundjavë, takimet do të realizohen me drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Secili prej tyre do të raportojë mbi situatën në zonën që mbulon, por edhe mbi çështje të tjera që lidhen me zhvillimet dhe problematikat në terren.
Ndërsa të hënën, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim pune me kabinetin qeveritar. Në fokus do të jenë puna dhe rezultatet e secilës ministri, ndërsa ministrat do të raportojnë mbi punët e realizuara dhe objektivat për periudhën në vijim.
/vizionplus.tv





