Një ngjarje e pazakontë është regjistruar rreth orës 03:00 në Laknas të Kamzës, ku një automjet i parkuar në oborrin e një banese është dëmtuar pas një shpërthimi të dyshuar.
Sipas policisë, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative pasi ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar dëmtime të lehta në pasqyrën dhe derën e drejtuesit të automjetit.
Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
/vizionplus.tv





