E enjte, 8 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi është kapur duke qarkulluar i armatosur me pistoletë dhe municion luftarak.

Ngjarja u konstatua gjatë kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Reklamë

Në zonën e Liqenit të Thatë, efektivët ndaluan për kontroll automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi G.K., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak.

Reklamë

Në përfundim të veprimeve procedurale, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë