Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

Në kufirin Shqipëri-Greqi lulëzon kontrabanda e kanabisit

30 Korrik 09:45

Një nga rrugët më të mëdha të kontrabandës së kanabisit dhe të drogave në Evropë kalon nga Shqipëria përmes fshatrave kufitare grekë. Prej këtu, droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Konstantinos Karalambakis, shef i sektorit kundër drogës në qytetin kufitar të Janinës, është shpesh në zonën kufitare shqiptaro-greke. Ky rajon i vështirë për t’u kaluar është prej kohësh një nga rrugët më të rëndësishme të kontrabandës së drogës në Evropë. Prej këtu droga dërgohet në Evropën Perëndimore përmes porteve të Greqisë.

Bandat po bëhen gjithnjë e më brutale

Njësia kundër drogës zhvillon shumë kontrolle, por shpesh gjen vetëm drogat që kanë lënë kontrabandistët. Në vitin 2020 ajo sekuestroi mbi 1.5 ton kanabis.

Bandat ndërkohë po bëhen gjithnjë e më brutale dhe shumë janë të armatosur me kallashnikovë kur sjellin “mallin” në Greqi, tregon Konstantinos Karalambakis, duke shtuar se “pa dyshim situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme”.

Kontrabandistët e kalojnë shpesh kufirin gjatë natës me çanta shpine të mbushura plot me drogë dhe më pas fshihen poshtë trungjeve të pemëve.

Kufi i vështirë për t’u mbikëqyrur

Policia e ka të qartë se mund të kapë vetëm një pjesë të sasisë së kanabisit që vjen nga Shqipëria, sepse, sikurse tregon Karalambakis, “kufiri me Shqipërinë është shumë i gjatë, 300 kilometra, dhe për këtë arsye është i vështirë për t’u mbikëqyrur. Po ashtu kontrabandistët e njohin shumë mirë zonën “.

Edhe forcat e sigurisë në Shqipëri demonstrojnë vigjilencë në rajonin kufitar. Qeveria në Tiranë ka premtuar vazhdimisht se do ta luftojë kontrabandën e kanabisit që shkon në Bashkimin Evropian nëpërmjet Greqisë. Por prodhimi i drogës me sa duket vazhdon pa u ndalur dhe disa muaj më parë një reporter investigativ paraqiti në televizionin shqiptar pamje plantacionesh të mëdha të kanabisit. Një pjesë e tyre shtrihen në zonën kufitare me Greqinë.

Jetë me frikë prej kontrabandistëve

Bletari Giorgos Tsiavos jeton pranë kufirit shqiptar. Ai thotë se “ata kanë mbjellë mijëra bimë kanabis edhe këtu. Në mes të pyllit! Jo në anën shqiptare, por këtu në Greqi!”

Giorgos Tsiavos jeton me frikën prej kontrabandistëve, sepse në fshatin e tij ka pasur një numër vjedhjesh dhe madje edhe një vrasje nga një kontrabandist shqiptar droge.

Giorgos ka blerë dy qen për t’u mbrojtur: “Ne i mbajmë qentë në shtëpi gjatë natës, se po i lamë jashtë dikush mund t’i helmojë dhe të hyjë në pronë. Qentë janë një sistem alarmi i sigurt. Sepse hajdutët mund t’i fikin edhe sistemet e alarmit elektronik.

Një arrestohet, dy u bashkohen bandave

Policia e qytetit kufitar të Janinës do të përforcojë sërish mbrojtjen e fshatrave kufitar nga bandat e drogës. Por hetuesi i drogës Charalambakis e di se megjithë arrestimet numri i kontrabandistëve shtohet, sepse varfëria në Shqipëri dhe fitimet e mëdha bëjnë që bandave të kontrabandistëve t’u shtohen gjithnjë e më shumë anëtarë të rinj.

Një çantë shpine me kanabis ka një vlerë tregu prej 50,000 eurosh. .

Për sa kohë që Shqipëria është prodhues i kanabisit dhe gjithashtu furnizuesi më i madh në Evropë, ne nuk do të shpëtojmë nga ky problem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër tij, por ai nuk do të marrë fund shpejt”./ DW

Posted Under:
Kronike
Tagged:
droge Shqipëri-Greqi

Nga e njëjta kategori

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe 4 të tjerë

më shumë...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit

më shumë...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë (VIDEO)

më shumë...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:29

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil...

1:09

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në...

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

11:15

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e...

11:07

E rëndë në Kosovë/ Po luante me...

10:52

U kap në flagrancë nga droni duke...

10:15

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6...

10:13

Situata me zjarret në vend, 32 vatra...

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

8:31

E keni të vështirë të ngriheni nga...

8:20

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund...

8:13

Parashikimi i moti për këtë të shtunë,...

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

Më të klikuarat

  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.