Ngajra e një dite më parë në Tiranë tronditi dhe njëherë shoqërinë shqiptare. Një fëmijë vetëm 14-vjeç u vra nga bashkëmoshatari, po ashtu mbetën të plagosur edhe dy fëmijë të tjerë në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”.
Një ngjarje e cila do ju mbesë gjatë në memorie gjithë stafit dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, kryeredaktori i Lajmeve në Vizion Plus, Roland Zili, tregoi se çfarë kishte ndodhur në atë shkollë ku studion dhe një nga fëmijët e tij.
Zili tha se djali i tij është në të njëjëtn shkollë dhe në klasë paralele me viktimën.
“Djali më mori në telefon sapo ndodhi ngjarja. Sapo kanë dalë nga shkolla kanë para shokun tjetër që ishte qëlluar me thikë dhe ishte rrëzuar pak metra më tutje. Djali më tha se aty ka parë horror”, tha Zili.
Më tej kryeredaktori i lajmeve në Vizion Plus, tregoi se ajo që i kishte mbetur në mendje djalit të tij është mos reagimi i njerëzve në këtë situatë, ku askush nuk i jepte ndihmë djalit që ishte goditur me thikë. Një ngjarje që tregon edhe njëherë se sa shumë probleme ka shoqëria shqiptare.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: E ke patur shumë të ndjeshme këtë ngjarje. Për fat të mirë të tre fëmijët i ke shkolluar në shkollën “Fan Noli”, por një nga fëmijët ka të njëjtën moshë me djalin që u vra. Si kanë qenë përjetimi te ju, te djali juaj?
Zili: Ishte shumë tronditës Pranvera. Djali më mori në telefon sapo ndodhi ngjarja. Sapo kanë dalë nga shkolla kanë parë shokun tjetër që ishte qëlluar me thikë dhe ishte rrëzuar pak metra më tutje. Djali më tha se aty ka parë horrorr. Një grua thërriste me urgjencë mjekun dhe policinë. Në atë moment djali ka marrë policinë në telefon. Më pas ka shkuar në poliklinikë dhe ka kërkuar ndidhmë. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Fëmija është shumë i tronditur, me lot në sy, sot nuk ka shkuar në shkollë. Edhe shokët dhe shoqet e tij kanë qenë mjaft të tronditur. Ishte një situatë jashtëzakonisht tronditëse. Më bëri përshtypje një gjë që më tha djali e pashë aty jahtë shokun dhe askush nuk e ndihmonte. E shihnin me sy që ai po shuhej dhe askush nuk vinte dorë. Sigurisht kjo ngjarje është një situatë, një njollë që do të mbesë gjatë për të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës “Fan Noli”.
Borakaj: Ishte kjo një ngjarje e veçuar, apo janë shtuar episodet e konflikteve?
Zili: Shkolla “Fan Noli” është një nga më të mriat në Tiranë, por nuk mund të themi se ka spikatur për raste të rëndë. Por përtej kësaj fasade të mirë, diçka lëviz nën të. Është brezi që qarkullon sot nën dimanizmin e tij në rrjetet sociale, aty vlon bullizimi, gjuha e keqe, dhe konfliktete. Ka një realitet që është i dukshmi, që janë shkolla që kanë psikologë, oficerë sigurie, por nga ana tjetër janë dhe nxënësit që jetojnë në botën e online të shkëputur nga realiteti jonë.





