Subscribe

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka deklaroi se brenda kësaj jave janë arrestaur 54 persona të identifikuar me precedent kiriminalë apo si prishës së rendit.

 

Në një deklaratë për mediat, drejtori i sigurisë publike, Gjovalin Loka teksa pasyroi punën e policisë gajtë javës që lamë pas u shpreh se konkretisht janë arrestuar:

 

–  12 persona të arrestuar, me precedentë penalë;

– 19 persona të shpallur në kërkim kombëtar apo  ndërkombëtar;

–  18 të arrestuar, si prishës të rendit.

–  5 të arrestuar për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”

 

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë javës që lamë pas në akset rrugore, banesa, lokale janë sekuestruar:

 

– 8 armë zjarri;

– rreth 3.6 kg Kokainë e Heroinë;

– rreth 110 kg Cannabis.

 

Gjatë veprimit të Forcës së Ligjit në Territor në kuadrin e operacionit policor “Ndëshkimi i të fortëve” nga strukturat vendore të Policisë, që prej datës 20 Shtator kur kanë nisur kontrollet, në total janë arrestuar rreth 390 persona në kontrollet proaktive në territor:

 

Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj., janë sekuestruar 57 armë zjarri të llojeve të ndryshme, mina me telekomandë, tritol e municion luftarak.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *