Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

Debat në komision për protestat, Shabani: Avokati i Popullit nuk mund të bëhet palë

15 Korrik 14:46

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, u shqyrtua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025”.

Gjatë diskutimeve, deputeti i opozitës Ivi Kaso ngriti shqetësimin për mungesën e reagimit të Avokatit të Popullit ndaj protestave të zhvilluara gjatë 45 ditëve të fundit. Ai tha se protestat në disa raste janë shoqëruar me përgjigje joproporcionale nga Policia e Shtetit dhe se qytetarët janë ankuar për inaktivitetin e institucionit.

“Është bërë publik fakti që njiheni me problematikën e protestave që prej 45 ditësh i kanë shtyrë qytetarët në rrugë. Ka pasur shumë ankesa nga qytetarët dhe protestuesit për inaktivitetin e Avokatit të Popullit. Qytetarët, që duhet të jenë thelbi dhe misioni i institucionit tuaj, ankohen se nuk e kanë Avokatin e Popullit në krah”, u shpreh Kaso.

Në përgjigje, Avokati i Popullit, Endri Shabani, hodhi poshtë akuzat për pasivitet, duke theksuar se institucioni ka monitoruar çdo protestë dhe ka vepruar në përputhje me mandatin kushtetues.

Ai bëri të ditur se task-forca e Avokatit të Popullit ka monitoruar të gjitha protestat, ndërsa për protestat e opozitës janë dhënë rekomandime për Policinë e Shtetit. Sa i përket protestave të fundit, Shabani tha se institucioni po heton 10 raste të pretenduara të tejkalimit të përdorimit të forcës gjatë ndalimeve.

“Sulmet ndaj institucionit mos i shikoni si pikë politike ndaj drejtuesit të institucionit, por t’i shihni si përgjegjësi sepse çdo sulm politik ndaj drejtuesit apo institucionit dëmton institucionin. Jo vetëm që ne nuk kemi qenë inaktiv në asnjë protestë, por kërkesa e aktorëve politikë që Avokati i Popullit të dalë dhe të protestojë në krah të protestuesve më duket një kërkesë për ta bërë Avokatin e Popullit palë. Roli i Avokatit të Popullit nuk është të mbështesë kërkesat politike të aktorëve politikë, qofshin këto dhe të qytetarëve që dalin dhe protestojnë. Është të garantojë të drjetën kushtetuese për të protestuar. Në asnjë rast, qofshin protestat e opozitës, qofshin protestat e fundit, nuk ka pasur asnjë rast që nuk është monitoruar nga task forca e Avokatit të Popullit. Në rastin e protestave të opozitës kemi dalë me rekomandime për policinë e shtetit, në rastin e protestave të fundit jemi duke hetuar 10 raste për pretendime të tejkalimit të forcës në momentin e ndalimit. Gjatë gjithë kohës që ka pasur protesta ne kemi ushtruar detyrën tonë kushtetuese për të monitoruar punën e policisë. Kërkesa që Avokati i Popullit të dalë si protestues është e pabazuar. Mos na inkurajoni sepse nuk i shërben këtij institucioni pavarësisht se kush e drejton atë sot ose në të ardhmen”, tha Shabani.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Avokati i Popullit Endri Shabani

Nga e njëjta kategori

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja të zodiakut do të përjetojnë ditë të bukura deri në fund të vitit 2026

më shumë...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur

më shumë...

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri rrezikon shtëpitë e tjera

më shumë...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se cili do të jetë numri i ri në shpinën e Muçit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën je...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.