E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Integrimi në BE/ Marta Kos: Përgëzime miqve tanë shqiptarë, po ecin përpara drejt objektivit ambicioz!

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, përshëndeti mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

Gjatë fjalës së saj, ajo e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një lajm shumë të mirë për procesin e zgjerimit të BE-së.

Reklamë

Marta Kos: Sot mbyllëm 3 kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për Shqipërinë drejt BE-së. Është një “Super e Martë”. 3 përfunduan, kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria ka qenë në përputhje të plotë me politikat e BE-së prej shumë kohësh tashmë. Përgëzime të gjithë miqve tanë shqiptarë. Pikat e ndërmjetme janë një portë hyrëse që çdo kandidat duhet t’i ketë. Ne inkurajojmë sistemin e drejtësisë, antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, 92% e shqiptarëve janë në favor të BE-së. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë