E martë, 27 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Dialog” para Kryeministrisë, Rama përsërit thirrjen për protestuesit

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për dialog drejtuar protestuesve, duke ndarë në rrjetet sociale pamje nga ambientet para Kryeministrisë, ku mbi një tavolinë guri janë vendosur disa tabela me mbishkrimin “DIALOG”.

Dje u mbajt protesta e 14-të e kësaj, e cila u zhvillua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Pas disa ditësh me përplasje dhe tensione, protesta e djeshme u karakterizua nga një pjesëmarrje më e ulët, ndërsa edhe numri i efektivëve të policisë në terren ishte më i vogël.

Reklamë

Edhe dje, thirrja e Ramës për dialog u refuzua nga protestuesit. Ndërkohë, për sot pritet zhvillimi i protestës së 15-të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.