Vendi
Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas këmbësoren, dërgohet në spital

Screenshot
Një grua është përplasur nga një automjet tip “Volkswagen” teksa po kalonte rrugën në aksin Fier-Patos, pranë ish-Parkut të Mallrave.
E lënduara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Reklamë
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa përplasja ka shkaktuar rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




