Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës.
Gjatë muajve prill dhe maj janë tërhequr nga arka e filialit rreth 69 milionë lekë ose rreth 700 mijë euro, të destinuara kryesisht për degët e Shijakut dhe Krujës, përfshirë fondet për ndihmën ekonomike, invaliditetin dhe transportin e mësuesve dhe nxënësve.
Lexo edhe :
Related Posts
Këto para dyshohet se nuk kanë përfunduar në destinacion. Ndërkohë që shuma e vjedhur mund të arrijë deri në 3 milionë euro, por kjo mbetet ende për tu verifikuar në fund të hetimeve.
Nga burime jozyrtare mësohet se ish-drejtoresha e Postës Elisabeta Mataj i ka kërkuar shefes së financës Valbona Duni një shumë prej 700 mijë euro që ishte gjendje në kasafortat e Postës për të kryer disa pagesa.
Pasi vartësja ia ka dorëzuar shumë në fjalë, një ditë më vonë ajo ka bërë denoncim tek drejtoria e Përgjighshme e Postës ndaj shefes së financës për mungesën e fondeve në fjalë.
Prokuroria e Durrësit po heton tashmë se ku kanë shkuar paratë dhe shumë shpejt pritet të ketë edhe arrestime. Ish drejtoresha Elisabeta Mataj është shkarkuar nga detura dhe të njëjtin fat pati edhe ish shefja e financës, Valbona Duni.
Aktualisht në prokurorinë e durrësit janë depozituar 3 kallëzime: nga Drejtoresha e Filialit Durrës Drejtoria e Përgjithshme si dhe shefja e zyrës sës Financës, Valbona Duni.






