Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade gati të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan, rrezikohen banesat,...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte...

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon vizitën në...

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga triumfi historik...

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e Trump, takime...

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët, gati kontratat...

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të BE-së për...

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda...

Të shtëna me armë zjarri në Bunec të Vlorës,...

Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)

14 Korrik 19:36

Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e fshatit Qyrkan, në Njësinë Administrative Gostime të Bashkisë Cërrik.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur fort me njëri-tjetrin në një përplasje frontale, duke shkaktuar pasoja fatale. Përplasja ka qenë aq e fortë sa të dy automjetet janë shkatërruar plotësisht dhe njëri prej tyre pas përplasjes ka “fluturuar” jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, Qemal Çala 63 vjeç dhe Drilon Tabaku.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjeteve ose një manovër e gabuar gjatë lëvizjes, por pritet që hetimet e policisë të përcaktojnë dinamikën e saktë të ngjarjes.

“Në aksin rrugor “Mollas–Gostimë”, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin S. M., 38 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin Q. Ç., rreth 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Q. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi D. T., rreth 22 vjeç.

Gjithashtu, është dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi S. M., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
aksident Cërrik viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan, rrezikohen banesat, nisin evakuimet! Ndërhyrje edhe nga ajri

më shumë...

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona që ishte “mollë sherri” do shpronësohet

më shumë...

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për Mjekësinë dhe degët që lidhen më teknologjinë

më shumë...

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e Kuvendit, brenda shtatorit votohet për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:42

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:33

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade...

4:06

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier-Levan,...

3:53

Sa kafe mund të pimë në ditë?...

3:45

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Rama: Prona...

3:41

Lamallari në Kukës: Siguria nis nga komuniteti,...

3:34

Disa shkolla ende në rikonstruksion në Durrës,...

3:30

Ecuria e regjistrimit në universitete, interes për...

3:28

Varrimi shtetëror për Mlladiç, Marta Kos anulon...

3:14

Nata e madhe kuqezi! 22 vite nga...

3:06

Gjykata liron 14 protestuesit, u arrestuan në...

3:03

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja...

2:58

Situatë dramatike nga zjarri në kodrat e...

2:56

SHBA negocion paqen Rusi-Ukrainë, dy negociatorët e...

2:40

Pas merkatos Milani përgatitet të blindojë lojtarët,...

2:24

Zjarr i madh në kodrat e Radostinës,...

2:15

Ferit Hoxha në takimin e Ministrave të...

1:53

Zbardhet data, ja kur nisin punimet e...

1:50

Të shtëna me armë zjarri në Bunec...

Viktor Bardhi
1:29

Hetimet për vrasjen në Mirditë, policia merr...

Më të klikuarat

  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • Shqiptarët në krye të rrjetit të kokainës në Angli, burg për...
  • Aksident në aksin Elbasan–Peqin, makina me shpejtësi përplas...
  • “Sheiku i Basteve” ekzekutohet brenda palestrës, kamerat fil...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.