E martë, 27 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen e madhe të Kupës së Botës

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Francën me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar këtë mbrëmje.

Skuadra e drejtuar nga Luis De la Fuente zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22. Ishte Mikel Ojarzabal që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Reklamë

Ishte një gabim trashanik i Luaks Dinje, ku pas një topi të gjatë të Mark Kukurejas, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamin Jamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti.

Goditi Ojarzabal, Majk Menjo kuptoi krahun, por nuk e shmangu dot golin.

Reklamë

Në minutën e 58, Spanja realizoi edhe golin e sigurisë. Pas një kombinimi perfekt mes Pedro Porro dhe Dani Olmo, ishte mbrojtësi i krahut që gjeti golin.

Përveç sigurimit të biletës për në finalen e madhe, “La Roja” vendosi edhe një rekord historik.

Me këtë fitore, spanjollët shkuan në 38 ndeshje radhazi pa humbje, duke lënë pas Italinë, e cila mbante rekordin me 37 takime të njëpasnjëshme pa disfatë.

Skuadra e Luis de la Fuente konfirmoi edhe një herë formën e jashtëzakonshme, duke eliminuar një nga favoritët kryesorë për trofeun dhe duke siguruar vendin në aktin final të turneut.

Në finalen e Kupës së Botës, Spanja do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila zhvillohet të mërkurën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë