Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
15 July 2026
Vizion fokus

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të tjera tregtare,...

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon takim “kokë...

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni...

Zgjedhjet në PD, zbulohen emrat

“Askush nuk është imun nga hetimi”, kreu i SPAK...

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe...

Miratohet projektligji, SHBA afrohet drejt heqjes së ndryshimit të...

Spanja triumfon ndaj Francës dhe siguron biletën për finalen...

Tërmetet shkatërruese në Venezuelë, rritet numri i viktimave

Gazetari “zbërthen” në QUO VADIS prapaskenat e protestës: Ja...

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Masa të shtuara për rendin, sezonin turistik dhe tolerancë zero ndaj krimit

15 Korrik 14:43

Intensifikim masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë përgjatë sezonit turistik, si dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve, me fokus vlerësimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike, si dhe përcaktimin e detyrave prioritare për periudhën në vijim.

Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen në dinamikë të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët, duke theksuar se çdo rast duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, deri në përfundimin e plotë të veprimeve procedurale dhe hetimore.

Në vijim, Drejtori kërkoi rritjen e efikasitetit të shërbimeve për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe rritjen e prezencës së Policisë në terren, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke siguruar reagim të menjëhershëm dhe mbështetje për qytetarët dhe turistët në çdo rast nevoje.

Drejtor Hita theksoi domosdoshmërinë e respektimit të etikës policore, integritetit dhe rritjes së performancës së çdo punonjësi të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, Drejtori kërkoi intensifikimin e masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, si në ambiente të mbyllura me llamba, ashtu dhe në terren, si dhe goditjen pa kompromis të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke e konsideruar këtë fenomen një kërcënim serioz për sigurinë publike dhe për të ardhmen e të rinjve.

Drejtori i Përgjithshëm urdhëroi vijimin me intensitet të goditjes së armëmbajtjes pa leje, kapjen e personave në kërkim, goditjen e lojërave të fatit të paligjshme, luftën kundër krimeve mjedisore, si dhe rritjen e rezultateve në çdo drejtim të veprimtarisë policore.

Në kuadër të situatës së zjarreve në vend, Drejtor Hita kërkoi angazhim maksimal për parandalimin e tyre, identifikimin dhe arrestimin e autorëve të çdo rasti zjarrvënieje, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve, pronës dhe mjedisit mbetet prioritet i Policisë së Shtetit.

Në përfundim të takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që drejtuesit e drejtorive vendore dhe shefat e komisariateve të jenë personalisht në krye të shërbimeve, të shtojnë praninë në terren aty ku ka problematika, të ushtrojnë drejtim dhe menaxhim efektiv të strukturave që drejtojnë, si dhe të forcojnë bashkëpunimin me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet përgjegjëse, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në të gjithë vendin.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Hita policia

Nga e njëjta kategori

Si t’i ruani më gjatë perimet në frigorifer

më shumë...

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të tjera tregtare, SHBA intensifikon sulmet ushtarake

më shumë...

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon takim “kokë më kokë” me Trumpin

më shumë...

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje në Japoni dhe zbraz frigoriferin, dyshohet për 14 “vjedhje” brenda dy javësh

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:09

Si t’i ruani më gjatë perimet në...

4:07

Irani kërcënon me bllokimin e rrugëve të...

3:54

Netanyahu do të udhëtojë drejt SHBA-ve, kërkon...

3:41

Ariu hyn në kuzhinën e një familjeje...

3:33

Zgjedhjet në PD, zbulohen emrat

3:20

“Askush nuk është imun nga hetimi”, kreu...

3:02

EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i...

2:55

541 të dënuar lënë qelitë, nis zbatimi...

2:46

Debat në komision për protestat, Shabani: Avokati...

2:43

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Masa të...

2:35

Si të dallojmë djathin natyral nga ai...

2:24

Ibrahimaj: Njihen pensionet me Slloveninë. Malaj: Ndryshime...

1:51

Donald Trump kërcënon Iranin: Do të godasim...

1:02

Braho: Pastrimi i parave, prioritet. Kreu i...

12:56

Tre të rinj dhunojnë dhe grabisin të...

12:37

Vrau me thikë bashkëmoshatarin, Gjykata e Apelit...

12:27

Amnistia penale, asnjë i dënuar nuk lirohet...

12:22

Sula nga Dibra i tërheq “veshin” AKU-së,...

11:37

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk...

11:30

Kapet peshku gof 27 kilogramë në ujërat...

Më të klikuarat

  • “Mund të rikthehem sërish”, përfitoi nga amnisti...
  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • Aksident tragjik në Cërrik, humbin jetën dy persona (EMRAT)
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Rama: Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike, ligj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.