Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Kreu i SPAK para deputetëve: Askush nuk është imun. Braho flet për Albanian Files, Arubën dhe çështjen Balluku: Hetimet vijojnë

15 Korrik 11:37

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho, raportoi në Komisionin për Nismat Qytetare mbi punën dhe rezultatet e SPAK gjatë vitit 2025, ndërsa u përball me një sërë pyetjesh nga deputetët e opozitës për disa prej dosjeve më të diskutuara publike.

Një nga çështjet e ngritura ishte kallëzimi i depozituar në SPAK për librin “Albanian Files”, për të cilin opozita pretendon se përmban elementë që lidhen me figura të larta politike dhe qeveritare. Deputeti demokrat Gjin Gjoni e pyeti kreun e SPAK nëse do të merret në pyetje kryeministri Edi Rama në lidhje me këtë çështje.

Braho u shpreh se bëhet fjalë për një kallëzim konkret dhe se çdo person që disponon prova duhet t’i dorëzojë ato pranë SPAK, duke theksuar se asnjë individ nuk është i paprekshëm nga hetimi.

Klodian Braho: Është kallëzim konkret, nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe këtë e them me bindje.

Gjin Gjoni deklaroi gjatë diskutimit se, sipas tij, indiciet për këtë çështje të çojnë drejt niveleve më të larta të qeverisjes, duke ngritur pyetje edhe për çështje të tjera si ajo e inceneratorëve.

Gjin Gjoni: Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin që duhet në rastin konkret të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files.

Ai solli në vëmendje edhe pretendimet për pagesa të bëra nga persona që synojnë leje ndërtimi në zonat bregdetare, duke argumentuar se këto procese nuk mund të ndodhin pa miratimin e institucioneve shtetërore.

Një tjetër temë e ngritur nga opozita ishte ajo e takimit në Aruba, për të cilin deputeti demokrat Ivi Kaso kërkoi që kreu i SPAK të bëjë publik identitetin e politikanëve shqiptarë që sipas tij kanë marrë pjesë në këtë takim.

Ivi Kaso: Kush janë politikanët shqiptarë që kanë qenë në takimin e Arubës, kanë pasur mandatin e kryeministrit, për të ndarë Shqipërinë në copa për pastrimin e parave? A mendoni se keni detyrimin për t’iu përgjigjur publikut se kush kanë qenë këta politikanë në Aruba?

Në përgjigje, Braho tha se çështja është nën hetim dhe se çdo provë e administruar nga SPAK trajtohet sipas procedurave ligjore.

Klodian Braho: Është çështje në hetim, por nuk mund të ndodhë në SPAK që të ketë një provë dhe ajo të lihet aty në gjumë dhe të mos reagohet.

Gjatë raportimit, kreu i SPAK u pyet edhe për çështjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe nëse vendimi i Kuvendit për të mos dhënë autorizimin për heqjen e imunitetit ka ndikuar në hetime.

Deputeti Ivi Kaso kërkoi të dinte nëse refuzimi i Kuvendit e ka penguar ndjekjen penale dhe përse SPAK nuk i është drejtuar sërish parlamentit me një kërkesë të re për heqjen e imunitetit.

Ivi Kaso: A është dëmtuar ndjekja penale për rastin Balluku? Hetimet kanë vazhduar dhe pozita procedurale e Ballukut është rënduar. Ju ende sot nuk i jeni drejtuar Kuvendit me kërkesë të re për heqjen e imunitetit. Si duhet interpretuar kjo?”

Braho u përgjigj se SPAK ka qenë i qartë për kërkesën e tij dhe se nuk mund të komentojë vendimmarrjen e Kuvendit. Ai shtoi se prokuroria do të ketë një qëndrim të mëtejshëm në një moment të përshtatshëm procedural.

Klodian Braho: Prokuroria ka qenë e qartë për atë që ka kërkuar. Por sot nuk mund të vlerësoj qëndrimin e Kuvendit për vendimmarrjen. Nuk mund të them detaje konkrete, është një çështje konkrete, por në një moment të mëvonshëm prokuroria do të ketë vendimmarrje përkatëse.”

Ai theksoi se SPAK e ka bërë të qartë qëndrimin e tij edhe gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura dhe se reagimi i institucionit pas vendimit të Kuvendit është i dokumentuar.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
Klodian Braho SPAK

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

më shumë...

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive zonat rurale mbeten pa përfaqësim

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:55

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vatra në Mallakastër ende aktive, vijon lufta...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.