E premte, 9 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Dimri që na pret, meteorologia Xhakollari zbulon surprizën e motit: Harrojeni të ftohtin e acartë!

Temperaturat kanë nisur të ulen, ndërsa vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut gjatë muajit tetor.

Meteorologia Rezarta Xhakollari tha në studion e “Takohemi n’Vizion” se pas një vere të nxehtë dhe të tejzgjatur, moti po ndryshon gradualisht, me intervale kthjellimesh dhe reshje.

Reklamë

Sipas saj, nesër priten kthjellime, ndërsa të dielën reshjet do të rikthehen. Fundjava e ardhshme parashikohet të jetë me diell, por temperaturat do të pësojnë sërish rënie.

Sa i përket dimrit, Xhakollari parashikon temperatura relativisht të larta dhe reshje shiu të herëpashershme, duke theksuar se nuk pritet një dimër i ftohtë dhe i acartë.

Reklamë

“Temperaturat kanë zbritur. Do të kemi një tetor me reshje. Nesër, pra ditën e shtunë do të ketë kthjellime, ndërsa të dielën do të kemi sërish reshje. Pra le të themi kemi një fundjavë me reshje shiu dhe duket se ka lënë pas atë verën e nxehtë të tejzgjatur. Fundjava që vjen do të jetë me diell, por temperaturat do të bien. Na pret një dimër i ngrohtë me reshje shiu të herëpashershme. Nuk do të përjetojmë atë dimrin e ftohtë e të acartë. Do të kemi vetëm reshje shiu”, tha meteorologia Rezarta Xhakollari.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.