E martë, 24 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Qeni hero shpëton vajzën 2-vjeçare nga mbytja në pishinë, nëna e saj: Mund të ndodhte një tragjedi (VIDEO)

Në Brazil, një qen i racës Golden Retriever, me emrin Teresa, është bërë hero pasi shpëtoi një vajzë 2-vjeçare nga mbytja në pishinën e shtëpisë së saj.

Ngjarja ndodhi gjatë një feste familjare. Vogëlushja Maitê humbi ekuilibrin teksa po zbriste shkallët e pishinës dhe ra në ujë.

Kur pa se vajza po luftonte për të mbajtur kokën mbi ujë, qeni Teresa u hodh menjëherë në pishinë dhe qëndroi pranë saj. Vogëlushja u kap pas trupit të qenit, i cili e ndihmoi të qëndronte mbi sipërfaqen e ujit.

Pak sekonda më vonë, nëna dhe motra e saj e madhe vrapuan drejt pishinës, u hodhën në ujë dhe arritën ta nxirrnin vajzën në siguri.

Nëna tregoi se ishte larguar vetëm për disa çaste për të marrë një copë tortë, ndërsa vajza e madhe kishte shkuar të merrte vaskën e qenit.

Ajo vendosi të publikonte pamjet e kamerave të sigurisë për të treguar se si një tragjedi mund të ndodhë brenda vetëm pak sekondash.

Nëna e vogëlushes e cilësoi Teresën si një heroinë të vërtetë.

Historia është gjithashtu një kujtesë e rëndësishme për prindërit: fëmijët e vegjël nuk duhen lënë kurrë pa mbikëqyrje pranë pishinave, as për pak sekonda.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.