Dasmë në familjen e Genës, këngëtari përcjell vajzën e tij drejt altarit në një ceremoni madhështore (VIDEO)

Një fundjavë e mbushur me emocione ka qenë kjo për këngëtarin e njohur Gena Lito, i cili ka martuar vajzën e tij, Helga Lito. Fotografia i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Kledi Vucaj, në një ceremoni madhështore ku nuk kanë munguar familjarët, miqtë dhe emra të njohur të muzikës shqiptare.
Dasma ka qenë një ndërthurje e traditës me modernen, ndërsa mes të ftuarve kanë qenë edhe vëllezërit Endri dhe Stefi Prifti, miq të familjes. Momente nga festa janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Momenti më emocionues i mbrëmjes ishte hyrja e Genës në sallë, teksa shoqëronte vajzën e tij drejt altarit. Këngëtari e përcolli Helgën drejt një kapitulli të ri të jetës, në një çast të mbushur me krenari dhe emocione atërore, që u bë një nga momentet më të veçanta të ceremonisë.
Gena është baba i dy vajzave, Nasiolës dhe Helgës, nga martesa e tij e parë. Helga është gjithashtu aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe aktivitetet e saj si krijuese përmbajtjeje.
/vizionplus.tv




